Protesta e dytë për çmimet, Lapaj: Qytetarët të dalin në shesh për të drejtat e tyre

149
Sigal

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet protesta e dytë për rritjen e çmimeve. Juristi Adriatik Lapaj, thotë se kjo është një çështje për të cilën duhet protestuar.

Gjithashtu ai theksoi se qëllimi u arrit deri diku për aq kohë sa nga protesta e mbajtur të hënën e kaluar kryeministri Edi Rama lajmëroi se nuk do të rritet çmimi energjisë për konsumatorët dhe biznesin e vogël.

Për ”Euronews Albania”, ai nënvizoi se masa duhen marrë dhe për bizneset e mëdha duke qenë se efektet do reflektohen dhe te populli, ndërsa vend për përmirësim ka dhe në menaxhimin e sistemit tonë energjitik.

”Ne nuk mund të prodhojmë energji elektrike për vende të tjera në momentet që vetë jemi në kushtet e emergjencës energjitike. Këto janë disa mekanizma që mbrojnë qytetarin, mbrojnë pasuritë e këtij vendi”.