Prostitucion në qendrën e masazhit, Gjykata liron ish-konkurrentin e “Për’puthen”

153
Sigal

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për Alban Dyrmishin, 29-vjeçari i cili akuzohet se e kishte shndërruar qendrën e masazhit në kryeqytet, në një ambient ku ushtrohej prostitucion.

Kujtojmë se Dyrmishi ka marrë pjesë në edicionin e parë të “Për’puthen”, ku djem e vajza kërkojnë dashurinë në ekran.

29-vjeçari sipas policisë kishte marrë me qera një ambient, të përshtatur në një qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucion.

Gjithashtu në pranga kanë përfunduar dy punëtoret e qendrës së masazheve.