Atentati ndaj prokurorit të Durrësit, pse policia po kontrollon Lushnjën dhe Vlorën

465
Sigal

Forcat e policisë dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan një operacion në Lushnje dhe Vlorë, në kërkim të një tjetër të dyshuari, lidhur me atentatin në Shkozet, ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Redjan Rraja, i dyshuari i parë, tashmë është me masë sigurie arrest me burg.

Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Rënda siguron edhe një provë të rëndësishme: analizat balistike konfirmojnë se plumbat në vendin e ngjarjes, janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit.

Po ashtu, një seri dokumentesh të gjetura në bagazhin e makinës, me të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoja pasditen e 1 nëntorit, do të verifikohen, raporton a2.

Prokurori ka pohuar se ato dokumente ishin në funksion të konsulencës ligjore qe ai jepte, për çka Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nisur verifikimin, për ushtrim veprimtarie në kundërshtim me ligjin.