Arkitekti i famshëm italian z. Marco Casamonti, viktimë e ndërtuesit Alban Xhaferri për mashtrimin e pronarit apo pjesë grabitjes së shtesave të kateve dhe atyre anësore ?!
Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Marco Casamonti, janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi (1 apo 2 kate shtesë), duke e bërë kësisoj objektin të pa mundur për tu pajisur me Lejen e Shfrytëzimit që lëshohet nga institucioni që Ju drejtoni, dokument ky që hap rrugën për rregjistrimin e tij në ASHK
Pak ditë më parë gazeta “Telegraf” ka botuar denoncimin e Kostandin Bashos, pronar i tokës mbi të cilën shoqëria ndërtuese “Al&GI” Shpk me ndërtues Alban Xhaferri, po ndërton “Kullën Alban Tower”. Në denoncimin e tij pronari i tokës ngrinte shumë shqetësime të cilat pas investigimeve që ka nisur “Telegraf” janë objekt jo vetm i organeve të administratës shtetërore, por edhe i auditesve të krimit ekonomiko-financiar, KLSH-së, policisë bashkiake, ndërtimore lokale, IKMT-së, Shërbimeve të Mbrojtës nga Zjarri, Institucioneve Sizmike, atyre të Sigurisë Kombëtare kur bëhet fjalë për zyra kombëtare, por edhe ndërkombëtare, pasi në to janë të përfshirë me apo pa dieninë e tyre edhe zyrat e projektimit dhe arkitektët që kanë firmosur sikurse është rasti i arkitektit italian Casamonti, por edhe përfaqësi të huaja të akredituara në Tirane.
Këto dhe shumë çështje të tjera të rëndsishme për sigurinë e objektit, ligjshmërinë e tij dhe tentativën e denjë vetëm për mashtrues duhet të bëhen pjesë e një hetimi special nga organet e specializuara të hetimit, prokurorive të niveleve të ndryshme dhe mbrojtësi i pasurisë kombëtare sikurse është KLSH-ja.
Pak ditë më parë Kostandin Basho pronari i truallit ku po ndërtohet Kulla “Alban Tower” përballë “Kishës Ortodokse”,midis Gjykatës së Lartë dhe ndërtesës së ish-ministrisë së Brendshme “Gjethit”, te cilës i ka grabitur edhe një sipërfaqe toke shtetërore, i kërkonte institucioneve të larta shtetërore që të hetonin “Lejen e ndërtimit” pasi ndërtuesi Alban Xhaferri, edhe pse kanë kaluar 17 vjet, ende nuk ka lidhur “Kontratën e Shkëmbimit” me pronarin e tokës.
Ndërsa sot pas investigimit ku janë përfshirë specialistë, ekspertë dhe personalitete të ligjit dhe së drejtës, në Shqipëri por edhe në Itali, po botojmë një tjetër kërkesë të pronarit të truallit Kostandin Basho ku po ndërtohet Kulla “Alban Tower”, përballë “Kishës Ortodokse” me ndërtues Alban Xhaferri, i cili ka shkelur rëndë ligjin, çka e penalizon atë dhe të tjerë zyrtarë që gojët e liga ,thonë se ai i përmend nëpër tavolina dhe zyra të administratës.
Kam që prej më shumë se 20 vjetësh që pres nga ana e Shoqërisë realizimin e ndërtimit e objektit e tani që është përfunduar edhe dorëzimin e pjesës sime takuese. Në fakt ky veprim, pra përcaktimi i pjesës takuese të pronarit të truallit, duhet të kishte ndodhur që para nisjes së punimeve ndërtimore.
01
Kërkesë për vëmendje të shtuar në lidhje me objektin “Alban Tower “ me ndërtues Alban Xhaferri dhe arkitektin italian Casamonti
Përcaktimi i pjesës takuese të pronarit
Informim për situatën e pronësisë së truallit në objektin Alban Toëer, Tiranë dhe marrëdhënien me pronarin e truallit, drejtuar: Kryetarit të Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj.
I nderuar z. Kryetar i Bashkisë!
Më lejoni që me anë të kësaj letre, t’Ju bëj me dije shqetësimin tim, i cili vlerësoj se ka lidhje organike me punën Tuaj mund të prekë sadopak edhe vëmendjen Tuaj. Unë jam Kostandin Basho, pronar i truallit mbi të cilin është ngritur objekti Alban Toëer, i realizuar nga Shoqëria “Al&GI” Shpk.
Nga dokumentacioni që njoh, jam vënë në dijeni se Leja e Ndërtimit të këtij objekti është lëshuar nga Bashkia Tiranë në vitin 2007, moment kur Kryeministri aktual z. Edi Rama ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Kam që prej më shumë se 20 vjetësh që pres nga ana e Shoqërisë realizimin e ndërtimit e objektit e tani që është përfunduar edhe dorëzimin e pjesës sime takuese. Në fakt ky veprim, pra përcaktimi i pjesës takuese të pronarit të truallit, duhet të kishte ndodhur që para nisjes së punimeve ndërtimore.
Arkitekti i famshëm italian z. Marco Casamonti, viktimë e ndërtuesit Alban Xhaferri për mashtrimin e pronarit apo pjesë grabitjes së shtesave të kateve dhe atyre anësore ?!
Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Marco Casamonti, janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi (1 apo 2 kate shtesë), duke e bërë kësisoj objektin të pa mundur për tu pajisur me Lejen e Shfrytëzimit që lëshohet nga institucioni që Ju drejtoni, dokument ky që hap rrugën për rregjistrimin e tij në ASHK, duke na mohuar kësisoj edhe të drejtën e përdorimit, gëzimit e tjetërsimit të pronësisë të pjesëve takuese që sikundër thamë më lart duhet të ishin përcaktuar shumë e shumë vite më parë. Shtesat e këtij objekti i kam konstatuar në fazën e negocimit të përcaktimit të pjesës takuese të pronarit të truallit, proces i kërkuar me forcë nga ana jonë dhe i filluar ato vetëm si rezultat i këmbënguljes sonë të vazhdueshme.
Në të tilla rrethana, konstatohet qartësisht se objekti ka nota të theksuara paligjshmërie, të cilat kanë passjellë edhe mungesën e një kolaudimi teknik, marrjen e një leje shfrytëzimi dhe/apo rregjistrimin e saj rregullisht në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
Ndoshta nga ana e Shoqërisë “AL&GI” Shpk mund të tentohet të anashkalohet Bashkia e Tiranës duke tentuar një procedurë tjetër privatizimi/legalizimi, por në çdo rast në kuptim të përgjegjësive institucionale që Ju mbartni, jeni të detyruar të veproni në mënyrë aktive për konstatimin, pasqyrimin, ndëshkimin dhe referimin në organet kompetente të shkeljeve
02
Ndërtuesit Alban Xhaferri ka “përcëlluar” studion Casamonti, duke konsumuar elementët e V.P. të “Ndërtimit të paligjshëm” Neni 199/a të K.P, “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve” Neni 199/b i Kodit Penal. “Pushtimit të tokës” parashikuar nga Neni 200 i Kodit Penal.
Natyrisht që një situatë e tillë paligjshmërie, nuk ka se si të ndodhë në mungesë të dijenisë edhe të personave të ngarkuar nga ligji, nën varësinë Tuaj, të cilët me veprime konkrete apo në rastin më të mirë të tyre me mosveprime dhe/apo nga pakujdesia kanë lejuar:
- a) Shkeljen e lejes së ndërtimit të miratuar dhe realizimin e sipërfaqeve shtesë pa leje si në lartësi ashtu edhe anësore nga të gjitha anët e horizontit, duke konsumuar në mënyrë flagrante dhe në rrethana rënduese edhe elementët e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” të parashikuar nga paragrafi i dytë dhe i tretë i Nenit 199/a të Kodit Penal.
- b) Madje shtesa anësore në veri të pronës rezulton e realizuar mbi një truall jashtë atij të vendosur në dispozicion nga ana ime, duke u futur në një thellësi mbi 2 metra në pronën kufitare, duke konsumuar kësisoj edhe elementët e veprës penale të “Pushtimit të tokës” parashikuar nga Neni 200 i Kodit Penal.
- c) Nga ana tjetër, edhe arkitekti z. Casamonti i objektit rezulton të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve” të parashikuar nga Neni 199/b i Kodit Penal.
03
Tentativa e ndërtuesit Alban Xhaferri për të ngarkuar me përgjegjësi Bashkinë e Tiranë nëpërmjet pajisjes me Leje Shfrytëzimi, pas konsumimit të Veprave Penale në ndërtimin dhe projektimin e kullës “Alban Toëer “.
Sinqerisht, duke u munduar të kuptoj edhe përmbajtjen e kuadrit ligjor në fuqi për ndërtimet pa leje, konstatoj se Bashkia Tiranë, me qëllim që mos të konsiderohet si bashkëpunëtore apo lejuese e shkeljeve të mësipërme, veprime këto nga të cilat derivojnë disa vepra penale, duhet të ndalojë në mënyrë të menjëhershme çdo procedurë të iniciuar nga Shoqëria “AL&GI” Shpk për pajisjen me Leje Shfrytëzimi e nëse nuk është iniciuar ende një procedurë e tillë, të ndalojë mundësinë e një të tille.
Ndoshta nga ana e Shoqërisë “AL&GI” Shpk mund të tentohet të anashkalohet Bashkia e Tiranës duke tentuar një procedurë tjetër privatizimi/legalizimi, por në çdo rast në kuptim të përgjegjësive institucionale që Ju mbartni, jeni të detyruar të veproni në mënyrë aktive për konstatimin, pasqyrimin, ndëshkimin dhe referimin në organet kompetente të shkeljeve dhe ndërtimeve pa leje të realizuara në një nga objektet më të dukshëm në këtë qytet, në qëndrën e tij, madje në “hundën e Bashkisë”, për sa kohë ndodhet vetëm 143 m larg godinës së saj.
Për sa më sipër, do kërkonim nga ana Juaj që me atributet që ju njeh ligji, përveç ndonjë veprimi tjetër procedurial:
- Të urdhëroni institucionet që keni në varësi, të cilat merren me kontrollin e territorit, të realizojnë verifikimin në terren të shtesave ndërtimore në objektin Alban Toëer.
- Të urdhëroni moslejimin apo ndalimin e shfrytëzimit të objektit për sa kohë nuk është lëshuar prej Bashkisë Tiranë një leje shfrytëzimi.
- Mosdhënien e lejes së shfrytëzimit, për sa kohë ka shtesa ndërtimore të konsiderueshme.
- Të merren masat administrative ndëshkimore përkatëse, sipas parashikimeve të gërmës ii) të pikës 1 dhe pikës 5 të Nenit 52 të Ligjit Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, kundrejt Shoqërisë ndërtuese, projektuesit, mbikëqyrësit dhe kolaudatorit, me gjobë dhe heqje të licencës (brenda afatit 5 ditor).
Natyrisht që edhe nga ana jonë do të sensibilizohen organet ligjzbatuese me qëllim që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit e jo “disa ndërtues të nënës e disa të njerkës”. E themi këtë pasi vetëm disa metra larg objektit në fjalë, nga ana e organeve shtetërore, gjatë konstatimit të sipërfaqeve shtesë, është marrë masa e ndëshkimit me gjobë dhe rasti është referuar në Prokurorinë kompetente.
Nëse nga Ju do vlerësohet se duhet të paraqesim edhe dokumenta provuese për sa deklaruam më lart, mbetemi në pritje të kërkesës Suaj të cilën do Jua plotësojmë në kohë rekord, por ndërkohë do Ju luteshim sinqerisht në angazhimin tuaj personal e institucional për të përmbushur e respektuar të drejtën time të pronësisë si dhe mbrojtur hapësirën e qytetit tonë të përbashkët, të mohuar për momentin nga Shoqëria “AL&GI” Shpk.
( Vijon me argumente të tjera tronditëse dhe vlersimet e juristëve në numrat e ardhshëm)
Me respekt,
KOSTANDIN BASHO
Tiranë, 15.07.2024




















