Pronarët e Landfilleve importojnë në Shqipëri mish frigoriferik 20 vjeçar nga Kina, Mongolia e Rusia për konviktet e çerdhet

82
Sigal

 

Më 8 shkurt 2024, ortaku i tyre Gabriele Longinotti, dha intervistë në një media të Shqipërisë, ku deklaroi se dhe në biznesin e importit të mishit e kalimit të tij tranzit në Itali me dokumente false, janë të përfshirë qeveritarët e Shqipërisë…

Mbrëmjen e datës 30 janar 2017, në kryeministri kanë shkuar për takim me Edi Ramën, bosët e landfillit të Tiranës Alberto Presezzi e Miliad Lopa, të cilët përveç pazarit të landfillit, kanë bërë dhe pazarin e importit të mishit nga Mongolia.

Pesë muaj pas takimit me Bablokun, më 20 maj 2017, Alberto Presezzi e Miliad Lopa, lidhën marrëveshje me firmën “Eco Foods Trade” në Ulanbatar të Mongolisë, për eksport mishi, koka dhe të brendshme bagëtish në vendet e Ballkanit jashtë BE, me distributor në Shqipëri.

Më 19 prill 2021, në Rinas u arrestua italiani Gabriele Longinotti me banim në Dubai, administrator i kompanisë mongoleze “Eco Foods Trade”, me akuzën se nëpërmjet aktivitetit të importit të mishit në Shqipëri, me filialin “Gala Sh.p.k” me seli në Tiranë e magazina në Durrës, kishte mashtruar Alberto Presezzin, bosin e landfillit të Tiranës, duke i zhvatur 730 mijë Euro.

Ai u arrestua në Shqipëri, si vendi ku u krye krimi, duke mos i sjellë në Durrës sasinë e porositur të mishit, të cilin ai e merrte dhe nga Kina e Rusia, por e deklaronte si mish nga Mongolia, ndërsa AKU, Doganat dhe ISUV e kalonin me certifikata sigurie, vit prodhimi e origjinë false.

Mishi futej në Shqipëri, për llogari të firmës “Bruno Presezzi Spa” me qendër në Monza Brianza-Itali, kompani ndërtimi e Alberto Presezzit të landfillit, që përfaqësohet nga ortaku Miliad Lopa.

Importi i mishit në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë mongoleze “Eco Foods Trade” të italianit Gabriele Longinotti me banim në Dubai, dhe firmës “Bruno Presezzi Spa” të Alberto Presezzit e Miliad Lopa të landfillit të Tiranës, ka filluar të bëhet në sasi 150-200 ton në janar 2018, si testim për reagimin e tregut dhe komitetit ushqimor FAO të BE, ndërsa në nëntor 2018 u shtuan sasitë.

Themi që po testoheshin organizmat e kontrollit të BE, mbasi 70% të sasisë së mishit që fuste në Shqipëri; bosi i landfillit e fuste dhe e fut me dokumente false, sikur është mish i freskët me origjinë shqiptare, malazeze, maqedonase e kosovare, kur faktikisht është nga Mongolia, Kina e Rusia, në gjendje frigoriferike 20-25 vite.

70% të sasisë së mishit që fuste në Shqipëri; bosi i landfillit e fuste dhe e fut me dokumente false, sikur është mish i freskët me origjinë shqiptare, malazeze, maqedonase e kosovare, kur faktikisht është nga Mongolia, Kina e Rusia, në gjendje frigoriferike 20-25 vite. Këto shiten në tregun shqiptar; të cilin përveç restoranteve, marketeve e kompanitë të sallameve, blihet me shumicë nga firmat që marrin tenderët për spitalet, konviktet, burgjet, kopshtet e çerdhet.

Ky mashtrim, bëhej e bëhet nëpërmjet filialit “Gala Sh.p.k”, të krijuar në Shqipëri, si marifet për të thjeshtuar dhe kamufluar këtë biznes import mishi për Italinë, që nuk mund të bëhej me import direkt në Itali, për shkak të kontrollit e standardeve ushqimore të BE.

Për të bërë të sigurt futjen e mishit të “kalbur” e të rrezikshëm në Italia, nëpërmjet kalimit tranzit me marka e letra false në Shqipëri; në muajin qershor 2019, u fut në lojë firma “Brescia City Trade” krijuar në Mongoli e degë në Shqipëri, që merrej me këshillim-kalkulimin e dokumenteve të mishit, firmë në pronësi të Gabriele Longinottit.

Saktësojmë, se 30% e sasisë së mishit frigoriferik gjendje 20-25 vite, që vinte e vjen nga Mongolia, Rusia e Kina dhe 100% e të brendshmeve të bagëtive, shiten në tregun shqiptar; të cilin përveç restoranteve, marketeve e kompanitë të sallameve, blihet me shumicë nga firmat që marrin tenderët për spitalet, konviktet, burgjet, kopshtet e çerdhet.

Kujtojmë, që më 20 tetor 2023, Alberto Presezzi e Miliad Lopa, bënë një takim të fshehtë te Agjencia e Pasurive Sekuestruara, për të hequr nga sekuestrimi Landfillin e Tiranës ku kanë 60% të pronësisë.

Ndërsa më 8 shkurt 2024, ortaku i tyre Gabriele Longinotti, dha intervistë në një media të Shqipërisë, ku deklaroi se dhe në biznesin e importit të mishit e kalimit të tij tranzit në Itali me dokumente false, janë të përfshirë qeveritarët e Shqipërisë.Pamfleti