Prokuroria harron kryebashkiakun e Garmshit dhe bën gati prangat për 4 nënpunësit hallexhinj

488
Sigal

Një nga anëtarët e këshillit bashkiak të Gramshit deklaroi dje se tenderat e bashkisë së Gramshit janë të certifikuara me firmë dhe me vulë nga Kryebashkiaku i Gramshit, por çuditrisht organet e hetimit së bashku me drejtues politik të qarkut duan ta nxjerin pa lagur Taçen duke ja ngarkuar këtë përgjegjsi disa hallexhinjve që edhe pse janë punonjës të bashkisë ,nuk kanë bukë në shtëpitë e tyre. Pak kohë më parë u botua një letër e hapur e njërit prej këshilltareve socialist të qytetit të Gramshit, Fatbardh Çekrezit dërguar kryesocialistit Rama dhe bashkeqytetarëve të tij të Gramshit. Në letrën e tij ai ngrinte shqetësimin se ky qytet ku neve sot po banojmë nuk është ai që u premtuam votuesve tanë, pasi Gramshi i vërtetë nuk është ai që kryebashkiaku Klodian Taçe po menaxhon, drejton dhe reklamon në rrjetet sociale nëpërmjet marketinkut që bënë. Gramshi i vërtetë është ky ku jemi, mes varfërisë, dyerve që përplasen në fytyrë, moszgjidhje të halleve , papunësi dhe emigrim masiv të djemëve dhe vajzave të qytetit tonë. Tenderat janë kthyer në objekt pasurimi për një klan të caktuar ,dhe paratë e taksave të banorëve të Gramshit por edhe ato të dhëna për qytetin nga qeveria dhe kryeministri Rama po shpërdorohen dhe kërkojnë hetim të menjihershëm nga institucionet shtetrore ,prokuroria dhe organet e hetimit. Menjeherë pas këtij denoncimi Taçe u pa të dilte nga dyert e prokurorisë së Elbasanit, por një postim në facebook shihej të ishte krahë për krahë me vëllain e prokurorit të Elbasanit. Me sa duket hetimet duan ta nxjerrin pa lagur kryebashkiakun dhe në vend të tij kanë thërritur sot në prokurorinë e Elbasanit disa punonjës të bashkisë Andi Shuli, Ali Çohdari, Afrim Shtylla dhe Arben Selimi, anëtar të prokurimeve që nuk kanë as bukë të hanë dhe jo më të kenë përfituar miliona nga tenderat e bashkisë. Me sa duket për të nxjerrë të pastër kryebashkiakun duhet të ndëshkohen hallexhinjtë e varfër. Ndoshta SPAK, duhet të marri në dorë çështjen dhe të hetojë kryebashkiakun si njeriu përgjegjës dhe Kryetar i Entit Prokurues. Në lidhje më këtë çështje anëtari i këshillit bashkiak të Gramshit Fatbardh Çekrezit i dërgoi një thirrje të hapur Kryeministrit Rama dhe kreu I PS-së ku i kujtonte “Llogaridhënien publike” të premtuar gjatë fushatës lokale: “Gramshi meriton më shumë dhe kryebashkiaku është përfaqesues i klaneve dhe jo socialistëve të ndershëm”.