Prof. Dr. Valter Shtylla: Rrugëtimi i Institutit të Monumenteve të Kulturës

648
Sigal

Vlerësime për të mbajtur lart ecurinë e tij.

Hyrja e Kalasë së Lezhës, shek.4 p.e.s

Shteti përbëhet nga institucione të ndryshme, politike, ekonomike, juridike etj., por institucionet më të rëndësishme janë ato të profilit kulturor, pasi përbëjnë kolonat e identitetit kombëtar të historisë, kulturës, artit etj. Në këtë aspekt trashëgimia kulturore, materiale dhe shpirtërore përcakton linjat etno-politike kombëtare me kryefjalën, identitetin kombëtar.

Kisha e Labovës së Kryqit Gjirokastër shek. 13

Çdo punonjës i institucioneve publike, sa më shumë përvojë pune të ketë në atë që bën, aq më të nderuar e ndien veten e tij dhe natyrisht, aq më i detyruar është që të kontribuojë në publikimin e vlerave të merituara kolektive të Institutit. Mora iniciativën për të botuar këtë shkrim, pasi mendoj se përfaqësoj punonjësin më me përvojë të këtij Instituti, që prej vitit 1965 të themelimit të tij e deri në vitin 2010. Veç kësaj nga kolegët e vjetër kemi mbetur shumë pak. E pra, të punosh 45 vjet në një institucion të nderuar, e ndien si një thirrje të brendshme të pasqyrosh disa grimca nga historia e tij. Historia e trojeve shqiptare është e pasur, me pozitë kyçe dhe të banuara që në lashtësi, territore që kanë parë disa perandori etj., duke pasur kështu shumë objekte të kulturës materiale, që sot na kanë mbërritur të ruajtura mirë apo në gjendjen e rrënojave. Në këtë mënyrë i takonte Shqipërisë të kishte një institucion të specializuar në fushën e udhëheqjes së monumenteve. Gjatë viteve të mbretërisë së Zogut funksiononte ligji i Akustikave Nacionale dhe pas vitit 1945, pranë Shërbimit Arkeologjik Shqiptar u ngrit Grupi i Kulturës Materiale me drejtues Gani Strazimirin. Kush ishte Gani Strazimiri? Ai ishte një djalë i ri nga Dibra, bir i një familjeje patriotike. Strazimiri i nisi studimet në Trino gjatë viteve 30, por i ndërpreu për t’u rreshtuar në radhët e luftës kundër okupatorit. Arriti t’i përfundojë studimet për arkitekturë në fillimin e viteve 50 të 1900-ës, në Bashkimin Sovjetik. Në qershorin e vitit 1965, Gazi inicioi themelimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, në një godinë dykatëshe te rruga e Kavajës (sot Poliklinika Katolike). Në kushtet e mungesës së Legjislacionit të plotë për trashëgiminë, pa literaturë të profilit etj., Gazi ushtroi tezën e përgatitjes autodidakte të kuadrove, praktikë kjo që ai e kërkoi me këmbëngulje. Në vijim, ai e shoqëroi këtë me përzgjedhjen e kuadrove dhe ka meritën për “gjuajtjen” tyre.

Kisha Romantike e Vaut të Dejës shek. 13

Gjatë gjithë jetës së tij ai i mbrojti ata nga fushatat e burokracisë së qarkullimit me pretekstin që mezi i kemi përgatitur: Instituti i Monumentit të Kulturës, si ai i Monumenteve Antike Mesjetare, i Qendrave Historike, i Monumenteve të Artit, Mbrojtjes së Dokumentacionit etj. Sektori i Qendrave Historike me drejtues Ganiun e më pas E Rizën mbulonte banesat popullore në Dajt fshat. Sektori i Artit trajtonte vlerat e artit si: ikona, afreske, objektet e kultit, punimet e drurit në banesa etj. Ai drejtohet fillimisht nga piktori i njohur Hasan Nallbani. Ndër punët e para të Institutit, veç pasurimit të Legjislacionit përkatës, ishte hartimi i Bonifikimit të Qendrave Historike si: Berati, Gjirokastra, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora etj., gjë që përcaktonte raportin e ndërtimeve historike me ato të rejat. Për realizimin e punimeve mirëmbajtëse e vështirësi të Institutit u ngritën Degët dhe Atelietë zbatuese në rrethet: Tiranë, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Sarandë.

Porta e Artë (Golden Gate) në Jedikule, Stamboll e Via Egnatias shek.5

Një zgjidhje efektive ishte edhe vendosja e brigadave mirëmbajtëse në të gjithë vendin që siguronin kontrollin gjithkohor të monumenteve, veçanërisht në zonat e izoluara. Sektori Autiko-Mesjetar me drejtues Aleksandër Meksin, Valter Shtyllën, Apollon Baçen etj., përgatiste gjurmimin, projektet dhe sugjerimet për fushën tonë. Përpunimin e materialit faktik në zyrë dhe për incizimin e të dhënave në terren, në Sektor mbështesnin kuadro të mesëm e të kualifikuar, si: Franc Guralumi, Agim Qyshka, Avni Delvina, si edhe tipografi Mensur Bezhani, Strazimiri dhe Emru Riza, drejtor në Sektorin e qendrave Historike për restaurimin e banesave tipike popullore, të mbështetur nga përpunuesit Faruk Zarshati, Bashkim Penxha, Franko Gjoni etj. Sektori Delikat i Veprave të Artit i drejtuar radhazi nga Hasan Nallbani, Buron Kaceli, Mustafa  Arapi me mbështetjen e Edi Sopit, Agron Islamit, Uljan Çikopano etj. menaxhonte artin e kishave ose xhamive, sipas fushave, që mbulonin në Institute, kështu Koço Zheku, Lazër Papajani dhe Neritan Ceka me shumë pasion dhe aftësi mbulonin objektet antike. Meksi, Sulejman Dashi, Valter Shtylla trajtonin monumentet e kultit, Shtylla kishte edhe monumentet inxhinierie. Gjirak Karaiskaj dhe Apollon Baçe udhëhiqnin fushën e fortifikimeve. Emru Riza, Leonard Suhi, Genc Saurimi, Latif Lazimi dhe Shpresa Prifti punonin me banesat popullore. Veç specialistëve të qendrës edhe në degë e atelie projektonin e zbatonin me përkushtim Pirro Thoma e Kliti Kallameti me kultin në zonën e Korçës, Genc Saumeti në Berat, Thanas Kamberi në Gjirokastër së bashku me Eli Bukën, në Tiranë Bardh Shtrazimiri. Një detyrë e rëndësishme e Institutit ka qenë edhe gjurmimi dhe vënia në mbrojtje e objekteve me vlerë. Rezulton një diferencë e madhe dhe në listë ndërmjet monumenteve të 1965-ës dhe atyre aktuale. Konkretisht nga rreth 20 monumente inxhinerike të 65-ës, sot në listë figurojnë rreth 150 objekte. Megjithatë objektet e inauguruara në qendrat e njohura si: Butrinti, Apolonia etj., sot janë rreth 1500 objekte në listën e monumenteve të shpallura. Pra janë një përgjegjësi e madhe për t’i mbrojtur dhe restauruar.

Trakt i Via Egnatias në Xhyrë shek. 2 p.e.s

Në drejtimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë qenë disa figura të spikatura të fushës së Trashëgimisë Kulturore, me tituj shkencorë apo arkitektë si: Gani Shtarzivari, Ailian Adhami, Apollon Bace etj. Veç fenomenit autodidakt si restauratorë, nga gjiri i këtij kolektivi janë kualifikuar mjaft kuadro me tituj shkencorë si akademikët Emru Riza dhe Apollon Bace; profesorët Gjirok Karaiskaj, Aleksandër Meksi, Hasan Nallbani, Pirro Thoma, Valter Shtylla. Në këtë Institut kanë punuar edhe profesorët Selim Islami dhe Neritan Ceka, që veç të tjerash kanë edhe një kontribut të çmuar edhe në fushën e botimeve. Duhet theksuar se në këtë qendër kanë punuar edhe fotografë të kualifikuar si: Refik Veseli, i cili në shoqërinë e Zaim Marikës, Naim Krasniqit dhe Plaurant Sulon kanë mbushur fototekën e Institutit. Veç punës konkrete restauruese, Instituti ka zhvilluar edhe një aktivitet të gjerë botues. Që nga viti 1971 botoi revistën “Monumentet”, botim vjetor që sot numëron rreth 50 numra. Një revistë është mirëpritur në qarqet kulturore ndërkombëtare. Janë botuar edhe shumë broshura, reklama turistike, rregullore etj. Profesorët e kualifikuar të Institutit sipas fushave tanimë kanë botuar monografitë e tyre. Gjirak Karaiskaj dhe Apollon Baçe kanë botuar monografinë mbi fortifikimet, Aleksandër Meksi dhe Piro Thoma mbi kullën e krishterë, Furin Riza mbi banesën popullore, Valter Shtylla mbi efektet inxhinjerike etj. Profesorët Riza e Karaiskaj kanë hartuar dosjet për Butrintin, Berat-Gjirokastër, që u shpallën Pasuri Botërore në mbrojtjen e UNESCO-s, një eveniment për kulturën shqiptare. Artikuj të shumtë publicistikë janë botuar edhe nga Valter Shtylla, Gj. Frashëri,  E. Riza, A. Meksi etj.

Ura e Kollorcës në Gjirokastër, shek. 18-19

Instituti i Monumenteve ka arritje edhe në aspektin kombëtar. Është anëtar i KOMOS-it (Këshilli ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve), IÇROM-it (Komiteti Ndërkombëtar i restaurimit të Monumenteve). Ka krijuar bashkëpunime me institute analoge në Itali, Greqi, Bullgari, Maqedoninë e Veriut, me të cilët janë organizuar edhe ekspedita. Bashkëpunim mjaft i frytshëm është arritur me Kosovën. Janë realizuar projekte restaurimi në Gjakovë, Pejë, Prizren, Malishevë etj. Veç leksioneve për Kosovën janë realizuar edhe mjaft botime. Megjithatë në raport me Kosovën duhen thelluar marrëdhëniet. Instituti ka me qindra monumente të restauruara, shumë botim dhe një përvojë shumë pozitive në aspektin e kualifikimit, meriton të lartësohet më tej. Zhvillimi i Turizmit Kulturor, ekspansioni i ndërtimeve të reja, amortizimi kohor i monumenteve dhe rritja e ndërgjegjësimit për vlerat e identitetit kombëtar, e bëjnë të domosdoshëm zhvillimin e këtij institucioni në nivele të reja, më të larta për t’i përballuar nevojat në rritje që kanë monumentet për ndërhyrje dhe evidentim. Në përfundim theksojmë se për rastin në fjalë duhet bërë një homazh për ata specialistë të monumenteve që nuk janë më midis nesh, të tillë si: Gani Strazimiri, Koço Zheku, Stiljan Adami, Sulejman Dashi, Selim Islami, Lazër Papajani, Leonard Suli, Fabjan Miraj, Mustafa Arapi, Agim Qyshka, Bashkim Panxha, Gazmend Muka, Refi Veseli.

Xhamia e Iljan Bej Mirahovit