Prof. Dr. Lush Susaj: Ndahet nga jeta Nikoll Imeraj, ish kryetari i parë i komunës së Nikaj-Mërturit, dalë nga zgjedhjet pluraliste të vitit 1992

174
Sigal

Ditën e ejte, datë 1 Qershor të vitit 2023, është përcjellur për në banesën e fundit Nikoll Zef Imeraj, njëri nga burrat më të sinqertë, më të besuar, më të shquar e më kontribues të krahines, i njohur edhe si kryatari i parë i komunës së Nikaj-Mërturit, dalë nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992.

Përtej humbjes së madhe për familjen dhe të afërmit e tijë, qëndron edhe ajo humbja apo boshllëku që krijohet në shoqëri dhe administratë nga kjo ikje e parakohëshme e njërit prej specialistëve dhe kuadrove më të njohur të fushës së prodhimit bujqësorë dhe administrimit e drejtimit të pushtetit lokal.

Kemi humbur një pjesë të rendësishme të përvojës dhe të punës administrative. Kemi humbur fqinjin, e mbi të gjitha kemi humbur vëllaun, prindin, kolegun dhe mikun e jashtëzakonshëm. Në mjediset tona familjare, shoqërore, shkencore dhe politike, gjithnjë do të na mungojë njëri nga veprimtaret dhe shëmbujt më të mirë të njerëzillëkut, të mirënjohjes, të frymëzimit, të pajtimit dhe të kohezionit shoqërorë e politikë, aq shumë të nevojshëm për shoqërinë shqiptare.

Nikolla ishte puntorë dhe shumë mirenjohës e sherbëtor i pa përtuar ndaj njerëzve. Të qenurit mirënjohës është vyrtyt i veçantë dhe mbetet i tillë për aq kohë sa ka njerëz të cilët të japin një dorë kur ti ke nevojë, që të falin një buzëqeshje kur je i mërzitur, etj. Mirënjohja është vlera dhe fisnikëria e madhe e të gjitha kohërave. Të tillë njerëz të drejtë dhe mirënjohës në këtë botë ku jetojmë ka pak, por nese njohim e takojmë, duhet t’i mbajmë pranë e të jemi plotësisht të sigurtë që kemi gjetur “një thesar”, sepse realisht ata përfaqësojnë thesar të vertetë vlerash e virtytesh. Nikolla punoj me drejtësi dhe me një kurajo të jashtëzakonshme për zgjidhjen e problemeve të ndryshme shoqërore, politike e administrative.

Në punët shtetërore e administrative, e kudo në jetë, të kesh kurajo është virtyti më i rëndësishëm e më i domosdoshëm për të patur sukses në zgjidhjen e problemeve. Të kesh kurajo nuk do të thotë të përballosh vetëm prova të vështira fizike, por edhe shpirtërore, ligjore dhe organizative. Suksesi kërkon dije dhe kurajo. Fitorja kërkon drejtësi dhe kurajo. Vetë jeta kërkon kurajo e guxim për sfidat e sajë. Per të qenë i ditur, për të qenë i edukuar, gjithnjë duhet kurajo Nikoll Imeri është shquar për dije dhe kurajo të lartë shoqërore e politike, prandaj e deshen dhe e respektuan të gjithë, e kështu do ta kujtojnë me respekt e mirënjohje në jetë e breza.

Sikurse e kemi njohur që nga fëmijeria, e më pas në shkollë dhe në universitet, në punë si specialistë dhe si drejtues i zgjedhur, Nikoll Imeri ka jetuar, punuar dhe është larguar nga kjo jetë pa u bërë pis, pa damtuar askend, e kudo duke ja ruajtur ftyrën shtetit dhe qytetarit.

Punët e mira e në shërbim të shoqërisë dhe shtetit shqiptarë, janë kujtesa dhe pavdeksia e Nikolles dhe e secilit prej nesh, përkundrejt faktit që sjellja dhe qeversija amorale, hipokrite, korruptive e kaotike, janë e do të mbetën harresa dhe vdekja për së gjalli e të gjithë atyre që zgjedhin rrugët e gabuara të jetës.

Parë në këtë këndvështrim, Nikoll Zef Imeraj, nuk mund të harrohet kurrë, të paktën për sa kohë që jetojnë familjarët dhe bashkëpuntorët e tijë të shumtë, së bashku edhe me shëmbujt e veprimtarisë së tijë në shërbim të jetës së njerëzve dhe të përparimit e lartësimit të shtetit dhe administratës shqiptare.

Nikoll Zef Imeraj ka lindur në Lekbibaj të Malsisë së Gjakovës me 24 Shtator 1961, e ku arsimin fillor, tetëvjeçarë e të mesem e ka përfunduar në vendlindjen e tijë, aty ku mesuesit, shokët dhe bashkëmoshatarët e tijë e kujtojnë për zgjuarsinë dhe etjen e tijë për dije e shkollë të lartë.

Në vitet 1981-1985, Nikolla ka studjuar dhe ka përfunduar me sukses studimet universitare, në Institutin e Lartë Bujqësorë (sot Universiteti Bujqësorë i Tiranës), ku ka qenë një shëmbull i shkelqyer i sjelljes dhe suksesit në mesime.

Ndërsa në vitet 1986-1992, Nikolla ka punuar si specialistë dhe si drejtues i prodhimit bujqësor në vendlindjen e tijë, në Nikaj-Mërturë, e ku punën e tijë e ka filluar nga baza e prodhimit, e më pas falë meritokracisë dhe komunikimit të shkelqyer me njerëzit, arriti që të bëhët edhe drejtues dhe organizator i ekonomive të mëdha të punës dhe prodhimit.

Falë dijes, korrektesës dhe sjelljes së tijë fisnike, porë edhe për shkak të historisë së njohur të origjinës së familjes së tijë punëtore, një familje pa sherre dhe pa knflikte të vjetëra e as të reja në krahinë e mbarë Shqipërinë, në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, populli i Nikaj-Mërturit e zgjodhi dhe e votoj Nikollen për kryetarë komune. Në këtë detyrë katër vjeçare (1992-1996), Nikoll Imeri ka luajtur një rol shumë të rendësishëm në kalimin e butë të trazicionit të egër që ka kaluar Nikaj-Mërturi dhe e gjithë Shqipëria. Sikurse dihet e pranohet nga të gjithë, falë pastërtisë, kurajos, dijes dhe drejtësisë së punës së tijë, si rrallë kund tjetër, në Nikaj-Mërturë nuk është dëmtuar askush.

Zgjedhjet demokratike të vitit 1992 mbahen mend si zgjedhjet e para pluraliste të mbajtura pas më shumë se 47 viteve të diktatures komuniste në Shqipëri (1945-1992), e ku pati aq shumë ndjeshmëri, unitet dhe bashkëpunim mbarë popullorë. Në zgjedhjet e vitit 1992, pavarësishtë nga padrejtësitë dhe plagët e thella të 45 viteve të diktaturës komuniste, në Nikaj-Mërturë nuk pati dhunë, as incidente, as hakmarrje e as shkelje të ligjeve dhe rregullave të kodit zgjedhorë. Në zgjedhjet pluraliste të vitit 1992, që të gjithë moren pjesë në votime, e që të gjithë fituan nga produkti i pa përseritshëm i këtyre zgjedhjeve demokratike, e ku pjesë e këtij produkti e shërbimi ndaj popullit ka qenë e do të mbetet edhe Nikoll Imeri.

Pas mbylljes së mandatit 4 vjeçarë, Nikolla është vendosur me banim në Tiranë, e ku në vitet 1999 e deri në vitin 2014, e gjejmë të punësuar edhe si specialistë dhe si drejtues në administratën e Bashkisë së Tiranës, dhe më pas në administratën e antikontrabandës dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptarë, ku kujtohet me respekt nga kolegët dhe nga bashkëpuntorët e tijë të shumtë.

Pas vitit 2014, e deri kur e mundi sëmundja e rendë, Nikolla ka punuar në biznesin e tijë “Farmaci Bujqësore”, duke rrezatuar mirësi dhe korrektesë të lartë me njerëzit dhe me ligjet e shtetit.

Nikolla, do të kujtohet gjithmonë si shtetari dhe administratori i zgjedhur e shumë i dashur për popullin e Nikaj-Mërturit, e të gjithë Malësisë së Gjakovës.

Të tillë njerëz të bashkëpunimit dhe sherbesës ndaj popullit, do të na mungojnë fizikishtë, por ata vdesin dhe nuk mund të harrohen kurrë nga shteti dhe shoqëria.