Prof. As. Dr. Vangjel Kici: Nafta mban në këmbë shtetin shqiptar. Shkatërro naftën, që të rrëzohet shteti

203
Sigal

Nafta mban në këmbë shtetin ! Shkatërro naftën, që të rrëzohet shteti. Dy goditjet në vitin ’75 dhe pas viteve ‘90. Emigrimi i shkencëtarëve në SHBA dhe Kanada, shitja e pasurisë të huajt dhe mugesa e kërkimeve në 32 vjet demokraci

  • -Nafta shqiptare goditjen e parë e ka marrë më 1975, kundër gjoja “grupit armiqësor të naftës”
  • -Goditja më e madhe ndaj naftës shqiptare është bërë pas vitit 1990 në të ashtuquajturën demokraci.
  • -Edhe mua më dënuan 5 vjet për riedukim pasi dyshonin për sabotim.
  • -Në demokraci shkencëtarët tanë të naftës emigruan në SHBA dhe Kanada.
  • -Politika shqiptare e naftës është antikombëtare, ndaj nafta u shit q të pasuroheshin të huajt dhe jo shqiptarët.
  • – Kompanitë e huaja gjatë 32-vjetëve, kanë bërë shumë pak kërkime për naftë dhe gaz, dhe nuk kanë zbuluar asnjë vendburim të ri!
  • -Qeveritë shqiptare duhet të punojnë që vendi të zhvillohet ekonomikisht, por edhe të forcohet ushtarakisht.
  • – Naftëtarët sot kërkojnë më mirë një vezë sot, se një pulë mot.
  • -Më vjen keq që disa të ashtuquajtur specialistë i bëjnë qejfin kryeministrit Rama dhe nuk thonë të vërtetën.
  • – Thembra e Akilit është kërkimi i naftës dhe i gazit në gëlqerorët poshtë Brezit Ofiolitik të Mirditës

Albert Z. ZHOLI

Sot jemi vend prodhues, por jo përpunues i naftës pasi në 30 vite demokraci, politika ka shkatërruar qëllimisht uzinat e përpunimit duke na lënë të mjerë. Cilësia e keqe e naftës u jep importuesve 100% fitim. Kjo ka bërë që ditët e fundit në Shqipëri çmimi i naftës arriti 240 lekë litri ndër më të shtrenjtat në botë. Situata aktuale e çmimeve ka lidhje dhe me demontimin e Rafinerisë së Ballshit. Për këto dy probleme lindin pyetjet: Përse nafta në Shqipëri është më e larta në rajon? Përse dhe Kosova, që nuk nxjerr naftë ka çmime më të ulta? Pse u shit për skrap uzina e përpunimit në Ballsh? Kush përfiton nga këto çmime? Si ishte përpunimi dhe nxjerrja e naftës në komunizëm?

Këtyre pyetjeve i jep përgjigje Profesor Kici..

1.-Flitet shpesh për naftën në regjimin komunsit. Atë kohë ishin 4 rafineri dhe përpunohej rreth 800 mijë tonë naftë në vit, që përballonte nevojat e vendit. Po në atë sistem a është goditur sektori i naftës dhe më tej drejtuesit e saj?

Nafta shqiptare është goditur dy herë. Goditja e parë është bërë më 1975, kundër gjoja “grupit armiqësor të naftës”. Goditja përfundimtare është bërë pas vitit 1990, me ardhjen e gjoja “demokracisë”.

  1. Lind pyetja, pse është goditur nafta?

Sepse ajo e mbante në këmbë shtetin shqiptar. Qëllimi ishte ky: Shkatërro naftën, që të rrëzohet shteti.

Gjatë regjimit monist nafta e mbante në këmbë shtetin shqiptar. Shkatërrimi i naftës rrëzonte shtetin. Prova e parë e shkatërrimit të naftës shqiptare (d.m.th. e rrëzimit të shtetit) u bë më 1975, me goditjen e gjoja “grupit armiqësor të naftës”. Nga kjo goditje nafta shqiptare u dobësua shumë, por nuk u shkatërrua plotësisht, prandaj edhe shteti shqiptar u dobësua shumë, por nuk u rrëzua. Shtrohet pyetja: Kush e bëri këtë goditje? Sepse Enveri në ato vite ishte i sëmurë… Në fakt, kishte gabime në sektorin e naftës, por jo punë armiqësore, jo sabotime…Në të vërtetë, punë armiqësore ishte goditja, që iu bë sektorit të naftës. Disa nga gjeologët më të shquar të naftës shqiptare u pushkatuan padrejtësisht, kurse shumë të tjerë u burgosën.

3.-Po ju a ju ndëshkuan në atë sistem?

Po. Autorin e kësaj interviste, në atë kohë bashkëpunëtor Shkencor në Institutin e Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit, e dënuan padrejtësisht si të dyshuar për sabotime, duke e çuar punëtor për riedukim tek klasa punëtore në prodhim (5 vjet!!).

4.-Kur e ka marrë goditjen më të madhe nafta shqiptare?

Goditjen përfundimtare nafta shqiptare e pësoi pas vitit 1990, me ardhjen e gjoja “demokracisë”. Prandaj edhe ekonomia shtetërore shqiptare ndodhet në buzë të greminës. U mbyll Instituti i Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit në Fier, bashkë me Sektorin e Gjeofizikës. U mbyll Instituti Teknologjik i Naftës. U mbyllën Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit, Ndërmarrjet e Shpim-Shfrytëzimit, Uzinat mekanike të naftës, Uzinat e përpunimit të naftës etj. U zhdukën sondat e shumta të shpimit. Shumë shkencëtarë dhe specialistë të naftës u hodhën në rrugë. Shumë shkencëtarëve të naftës “u doli lotaria”, dhe shkuan në SHBA, në Kanada etj. Një pjesë mbeti në Shqipëri. Të gjitha këto veprime u bënë, që me naftën shqiptare të merreshin vetëm të huajt, dhe jo shqiptarët.

5.-Pse mendoni se nafta shqiptare ju shit të huajve?

Sepse vendburimet ekzistuese të naftës dhe të gazit u dhanë me koncesione korruptive. Ato po grabiten plotësisht nga të huajt, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar, të djathtë dhe të majtë. E gjithë Shqipëria u nxor në ankand tek kompanitë e huaja, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Këto kompani, gjatë 32 vjetëve, kanë bërë shumë pak kërkime për naftë dhe gaz, dhe nuk kanë zbuluar asnjë vendburim të ri. Një pjesë e tyre janë kompani mafioze, kompani fantazma. Ato sillen në Shqipëri gjoja për kërkime nafte dhe gazi, por në fakt nuk bëjnë asnjë kërkim. Ato vetëm i bllokojnë kërkimet e naftës dhe të gazit. Ky bllokim i qëllimshëm i kërkimeve të naftës dhe të gazit ka vazhduar gjatë 30 vjetëve të fundit.

Kështu u shkatërruan edhe minierat, industria (uzinat, fabrikat…), bujqësia etj. Të gjitha këto shkatërrime u bënë dhe vazhdojnë të bëhen vetëm për një qëllim: Që Shqipëria të falimentojë, d.m.th. të rrëzohet!!!

6.-Çfarë sollën këto shitje pa kriter dhe largimi i naftëtarëve jashtë vendit?

Si pasojë e këtyre shkatërrimeve, shqiptarët mbetën pa punë. Ata u detyruan të dyndeshin masivisht për punë, në mënyrë të paligjshme dhe të përbuzur, drejt Greqisë, Italisë etj. Sot, nëqoftëse qeveria shqiptare kundërshton ndonjë kërkesë të padrejtë të qeverive të këtyre shteteve, ato kërcënojnë me kthimin në Shqipëri të emigrantëve, që janë mbi një milion! Prandaj, qeveria shqiptare detyrohet të plotësojë çdo kërkesë të tyre, qoftë edhe e dëmshme për Shqipërinë!!!

  1. Cila është zgjidhja?

Duhet zhvillim ekonomik, që të forcohemi politikisht, ushtarakisht etj. Vetëm kështu mund të jetojmë me dinjitet dhe të lumtur në vendin tonë. Vetëm nafta dhe gazi mund ta zhvillojnë të gjithë ekonominë e Shqipërisë.

  1. Po shokët e tu çfarë bëjnë në këtë situatë?

Një pjesë ka ikur në botën tjetër…Pjesa e mbetur janë pensionistë, jashtë shtetit dhe në Shqipëri. Ata jetojnë me një pension të varfër shqiptar.

Një pakicë, që janë më të rinj, punojnë në vendburimet ekzistuese të naftës dhe të gazit, që janë dhënë me koncesione tek kompanitë e huaja….

  1. Çfarë bëjnë shokët e tu pensionistë jashtë shtetit?

Disa kanë shkruar dhe botuar libra, mbi perspektivën e madhe naftë-gazmbajtëse të Shqipërisë. Disa kanë shkruar dhe botuar artikuj të ndryshëm në gazeta, ku shprehen mendime, se çfarë duhet bërë në sektorin e naftës shqiptare….

  1. Po shokët e tu pensionistë në Shqipëri, çfarë bëjnë?

Disa shkruajnë kujtime nga puna e dikurshme në sektorin e naftës. Dhe mirë bëjnë. Disa, për të kaluar kohën, merren me komente në facebook. Një pjesë tjetër, gjatë disa viteve rresht, merren me statusin e naftëtarit, sepse qeveria qëllimisht i sorrollat.

  1. Cili është përfitimi nga statusi?

Në mënyrë figurative, naftëtarëve përfitues të statusit u rriten të ardhurat mujore me vlerën e 5 kg speca!!! Pra, statusi është në qendër të vemendjes së tyre, dhe jo se çfarë duhet bërë në sektorin e naftës. Ata kërkojnë “më mirë një vezë sot, se një pulë mot”. Ata nuk bëjnë asnjë protestë kundër katastrofës dhe grabitjes së madhe në sektorin e naftës. Ata nuk bëjnë asnjë protestë kundër bllokimit të qëllimshëm të kërkimeve të naftës dhe të gazit. Ata nuk kërkojnë shtetëzimin e naftës, dhe nuk tregojnë asnjë rrugëzgjidhje. Përkundrazi, disa prej tyre i thurin lavde kryeministrit Rama! Prandaj, qeveria vazhdon me prapësitë e saja në sektorin e naftës…

  1. Në situatën e sotshme, çfarë duhet bërë?

Duhet ndryshim rrënjësor politik. Kjo klasë politike antishqiptare, e pas viteve 1990 (të djathtë dhe të majtë, që janë të njëllojtë), duhen larguar. Të shtetëzohen (nacionalizohen, kombëtarizohen) nafta dhe minierat. Të zhvillohet bujqësia, energjetika, turizmi etj. Mendoj se Thembra e Akilit është kërkimi i naftës dhe i gazit në gëlqerorët poshtë Brezit Ofiolitik të Mirditës, pa harruar zonat rreth vendburimeve ekzistuese

 

  1. Kush është Vangjel Kici

Autori i këtij shkrimi, qysh nga viti 1980 dhe deri më 1998, ka punuar në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në Tiranë. Si punonjës i këtij Instituti, ai ka studjuar stratigrafinë e Shqipërisë Lindore dhe Veriore, ku nuk kanë punuar gjeologët e Institutit të Naftës. Këto studime, në terren dhe në laborator, i dhanë mundësinë autorit të shkruante dhe botonte disa libra, mbi perspektivën e madhe naftë-gazmbajtëse, sidomos të Shqipërisë Lindore (Brezi Ofiolitik i Mirditës, që vazhdon në Kosovë). Në këto libra ka shumë ide të reja gjeologjike, të bazuara me fakte. Disa nga këto ide, siç është ajo mbi perspektivën e jashtzakonshme naftë-gazmbajtëse të Brezit Ofiolitik të Mirditës,, po të vërtetohen në jetë (gjë që është shumë e mundur), mund ta shpëtojnë Shqipërinë nga katastrofa, dhe ta lulëzojnë atë. Qëllimi i autorit të këtij shkrimi ka qenë dhe është ky: Me anë të gjeologjisë, duke hapur perspektiva të reja, të ndihmojë popullin, që të shpëtojë një herë e përgjithmonë nga varfëria ekonomike shumëshekullore.

  1. Historiku i naftës shqiptare

Për naftën në vendin tonë është folur që nga historianët e lashtë. Ata i kanë trajtuar produktet e naftës si zjarre shekullore, që janë shfaqur në Apoloninë e Fierit. Por në fakt ato nuk kanë qenë në Apoloni, por është folur për të, sepse në kohën e lashtë Apolonia njihej, në të vërtetë bëhet fjalë për zjarre shekullore të shfaqur diku në Mallakastër, aty ku edhe më vonë është zbuluar edhe vendburimi i Cakranit dhe ai i bitumit të Selenicës, pra diku midis Mallakastrës dhe Selenicës. Kur thuhet zjarre shekullore, duhet nënkuptuar shpërthime të fuqishme zjarri në hapësirë, që në atë kohë interpretoheshin si dukuri nga perëndia. Që atëherë njihen shfaqjet e naftës në vendin tonë, por puna shkencore filloi nga disa shkencëtarë të njohur, të cilët evidentuan disa shfaqje të naftës dhe të rërave bituminoze në vendin tonë.

Punë e mirëfilltë shkencore është bërë nga viti 1913 për të evidentuar këto shenja nafte dhe mundësitë që ka pasur vendi jonë për të pasur naftë dhe gaz. Nga italianët janë regjistruar daljet e naftës në perëndim të Kuçovës, në Selenicë, në Patos dhe rreth vitit 1914gjeologët e ushtrisë italiane që ishte në Sazan vunë re në det shenja nafte. Duke i gjurmuar këto shenja, se nga kishin ardhur vunë re se ato vinin nga lumi i Shushicës, i cili kalon në Drashovicë. Natyrisht italianët janë treguar mjaft të interesuar dhe në vitin 1914 vendosën të shpojnë pusin e parë, i cili u quajt Rexhina Maria në nderim të mbretëreshës së Italisë me të njëjtin emër. Pusi i parë është shpuar deri në rreth 200 metra dhe dha naftë shumë të mirë. Pas këtij rezultati italianët filluan të kenë një interes të jashtëzakonshëm dhe nga viti 1924, në një kongres ndërkombëtar u bënë të njohura shenjat e naftës në vendin tone, që ishin në Patos, Kuçovë dhe Drashovicë. Shqipëria, që ishte një vend i patrajtuar dhe i panjohur, u bë një vend me interesa shumë të mëdha për shkak të bindjeve për perspektivën e naftës. Në vitin 1925 kur ishte qeveria e Zogut në fuqi, qeveritë e shumë vendeve ato anglezeitalianefranceze, kanë ardhur dhe kanë kërkuar koncesione dhe iu është dhënë një sipërfaqe e konsiderueshme që nga TepelenaMemaliaj e deri në Shkumbin, sipërfaqe në të cilën përfshiheshin edhe daljet sipërfaqësore të bitumeve. Në vitet 19301932 italianët morën në dorë të gjitha kërkimet e naftës në Shqipëri dhe deri në çlirimin e vendit ata organizuan dhe drejtuan të gjitha kërkimet e naftës dhe hodhën bazat e zbulimeve. Mund të thuhet se punimet e tyre kanë qenë mjaft të suksesshme dhe serioze. Në 1927 filluan shpimet e para në Kuçovë, ku ka qenë një gjeolog botërisht i njohur, Stanislav Zuberpolak me origjinë, por ishte i angazhuar nga shoqëria italiane e naftës. Ai ka zbuluar Kuçovën, e cila filloi të prodhojë që nga viti 1927 dhe në prag të çlirimit në vitin 1943, ky vend realizoi një prodhim maksimal të naftës 200 000 ton. Më vonë pas kapitullimit të Italisë prodhimi ra, sepse u shkatërrua kantieri. Kuçova ishte i pari vendburim dhe nafta që nxirrej çohej në Itali. Në vitin 1943 italianët kishin shumë nevojë për naftë dhe u detyruan të ngrinin një uzinë përpunimi në Kuçovë dhe thuhet që plotësonin ato pak nevoja që kishin. Ndërsa para çlirimit kur ikën, italianët hodhën në erë gjithçka.

Pas çlirimit duhej ringritur i gjithë kantieri. Punimet janë drejtuar nga Zuberi, i cili qëndroi në Shqipëri. Ka pasur edhe inxhinierë shumë të zotë shqiptarë siç ishte Sherif Toptani, i cili ka drejtuar punimet derisa u rimëkëmb gjithçka. Nga vitet 1950 prodhimi i naftës u rrit së tepërmi, u ndërtua edhe kantieri i Patosit dhe deri në vitet 19701975 u zbuluan mjaft vendburime nafte, tashmë nga shqiptarët. Në krahasim me paraçlirimin, sot janë shumë vendburime të zbuluara në ranor, në gëlqeror etj. Mbase janë njohur edhe njerëzit nëpërmjet flakës që kanë parë në qiell gjatë aksidentit në Drenovë të Mallakastrës.

Rezervat e naftës në vend gjykohet, që janë rreth 400 milionë ton, prej këtyre janë nxjerrë rreth 45-50 milionë ton deri tani. Nuk bëhet fjalë për t`u krahasuar me paraçlirimin, sepse janë sasira kolosale të zbuluara nga gjeologë shqiptarë natyrisht duke përfituar edhe nga përvoja e të huajve. Prodhimi maksimal në vendin tonë është arritur në vitin 1974 prej afërsisht 2 milionë e 100 mijë ton në vit. Atë vit ka pasur një krizë botërore për naftë dhe çmimi i saj është rritur deri në dhjetëfishin e saj. Ky ka qenë prodhimi pik në vendin tonë. Deri në vitin 1990 nuk ka pasur shumë zbulime, sepse nuk ka pasur investime për kërkimet. Në vitin 1990 prodhimi i naftës shënonte 1 milionë e 100 mijë ton. Tranzicioni bëri që prodhimi i naftës të ulet shumë dhe sot ky prodhim shkon në 300-350 mijë ton. Nevojat e vendit kanë qenë rreth 500 mijë ton, ndërsa sot ato janë shumëfishuar dhe blerjet nga jashtë plotësojnë mbi 90% të nevojave të brendshme për karburante.