Nora Istrefi ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 36-të me një festë ku morën pjesë personat e saj më të afërt, familjar dhe miq.
Krahas fotove që shpërndau atë natë, këngëtarja së fundmi solli edhe disa të tjera në të cilat bashkëngjiti edhe një shkrim ku ka falënderuar të gjithë ata që ia zbukuruan këtë ditë të veçantë për të.
Për veshjen e saj në ditëlindje, Nora zgjodhi një fustan të zi transparent, që i nxirrte në pah linjat e saj perfekte.