Procedura: Ja hapat që duhet të ndiqni për të marrrë dokumentacionin që u legjitimon tokën bujqësore

Legalizimet janë një ndër shqetësimet më të mëdha të banorëve. Kjo pasojë e pikërisht momenteve kur rruspat e pushtetit nisin shkatërrimin e banesave në emër të zhvillimit, për hapjen e rrugëve të reja, apo edhe për ndërtimin e njësive të shërbimit dhe pallateve, rezulton edhe pabarazia e madhe. Një banesë e legalizuar, një tjetër ngjitur saj pa legalizim, duke ndjekur rrugën e selektimit dhe lënë hije të mëdha dyshimi se legalizimet janë kryer kundrejt korrupsionit nga paraja, apo “korrupsionit të ndërhyrjeve” nga miqtë e pushtetit.

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka bërë me dije disa hapa që duhet të ndjekin qytetarët përfitues të ligjit 7501 të vitit 1991, të cilët ende nuk kanë tërhequr dokumentacionin që u legjitimon tokën bujqësore, të paraqesin kërkesën në rrugë postare dhe të aplikojnë në e-Albania kodin L1 (rifreskim kartele).

Sigal

Regjistrimi fillestar i tokës bujqësore ka përfunduar totalisht për këto dy fshatra, që në vitin 1997. Përkatësisht:

– 330 familje bujqësore përfituese për fshatin Rreth;

– 258 familje bujqësore përfituese në fshatin Hardhishtë.

Në zyrat e Drejtorisë Vendore të ASHK Durrës është ende i patërhequr dokumentacioni, për 150 familje, që i legjitimon tokën e përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.

Çfarë duhet të bëni?

Paraqitni kërkesën në rrugë postare, dhe aplikoni në e-Albania kodin L1,

Kodet I4 dhe I5 për rifreskim Kartele dhe kopje fragment Harte.

Gjithashtu, në Drejtorinë Vendore të ASHK Durrës administrohen 400 Çertifikata Pronësie (fizike) të patërhequra nga qytetarët, për të cilat janë kryer të gjitha shërbimet.

Personat gjejnë emrin sipas listës më poshtë, të paraqesin, në rrugë postare, kërkesën për tërheqje të Çertifikatës së Pronësisë.