Evdal Nuri: Çmimet, po  na largojnë nga plazhet ……!

289
Sigal

Këtë e pranoi dhe Kryeministri Edi Rama! “Në një kohë kur Turqia apo Greqia ofrojnë çmime të arsyeshme, në Dhërmi i çojnë çmimet mbi Turqi dhe thonë pse nuk kemi turist?. Si do i kesh? Vjen korriku dhe ja kërcasin çmimeve; rrinë dhe ngul e shkul çadra! Thonë mirë që esapi që bëhet në shtëpi nuk del në pazar!  Shkon për 15 ditë ikën ditën e dhjetë, ose nga 10 ditë ikën ditën e shtatë. Arsyeja: të mbarohen lekët! Edhe pse rastet me pandemi janë rritur  nga 1000-2000 në ditë është vrarë frika! Njërëzit sëmurën, shërohen, por duan të jetojnë: boll u izoluan tre vjet. Ata tani nuk zbatojnë asnjë masë, duket se ja kanë marrë dorën dhe pandemisë!

1-“Motra janë !” E kemi fjalën për Durrësin e Pogradecin. Edhe unë si shumica, pushimet i nisa me Durrësin e pastaj në Pogradec. Në Jug s’bëhet fjalë. Në fund arrita në përfundimin se të dyja, “janë motra ” Në të dy qytetet bëhet plazh nga vendas e të huaj. Ka shumë hotele dhe shtëpi  pushimi. Fitimet e gjallërinë e  kanë më tepër në verë. Dimëri për t’u mos u kujtuar sidomos në Pogradec. “Shoqe s’janë”! Në hotel Enkelana, ku qëndrova disa ditë çmimi 4000 lekë në ditë me mëngjez, i arsyeshëm. Në Durrës çmimet  nga 100 – 180 euro sipas hoteleve. Është interesant se tek ne çmimet rriten nga Veriu në Jug. dhe ulen nga Perëndimi në Lindje. Fjala vjen, në Jug shkon nga 200 -320 euro dita, shifra të përballueshme për shtresën e mesme, kurse për 65 % e familjeve shqiptare s’bëhet fjalë për pushime. Durrësi, zero lartësi në nivelin e detit. Pogradeci 695m. Në Durrës uji i kripur në Pogradec i ëmbël. Në Durrës gjen nga të gjitha moshat, në Pogradec kryesisht moshën e tretë. Në Durrës shumica në det, në Pogradec në rërë e kafene. Ndryshimet ndiheshin dhe nga mikëpritja, temperatura, ushqimi, tradita, ajri, uji, rëra e tjerë

2-Durrës, rrëmujë ! Të shtunën e të djelën një dyndje e paparë, kryesisht  nga Tirana e Kosova. Më vetë kishin termusa frigoriferë dhe së bashku drekonin. Djath, domate, byrek. Në bisedë me nje nga Prizreni, më sqaroi se kënaqemi në Durrës, mbase nuk harxhojmë. Paguajmë vetëm shezllonin, benxinën e kërit(makinës). Pra, të mos mburremi me numurin e turistëve, por me sasinë e lekëve, që harxhojnë ata. Shezllone nga 600-1000 lekë. Syri të shihte  që na lypsat që me altoparlandë shurdhues kërkonin lëmoshë , shitësit që të ofronin vaj plazhi, letra bixhozi, fiq, banane e gjithçka. Shije gra, që laheshin me fustane dhe vajza me rroba banje dy gishta gjerësi. Shihje larmi veshje, modele e ngjyrash. Fundi, numuruam ditët e u larguam para kohe të pakënaqur.

3—Pogradeci plazh, por dhe histori e gjeografi. U njohëm më afër me kotributin që kanë dhënë Lasgush Poradeci e Mitrush Kukeli. Disa pjesë nga vjershat e tyre ishin skalitur në stolat pranë përmendoreve të tyre në një lulishtë, që s’e sheh në asnjë vend tjetër. Nga një strofë për secilin. Lasgush Poradeci: Kënga pleqërishte

 O këngë pleqërishte! O vjersh’ e Vëndit t’em. O fjalë që më dhimsesh, e që më bën ujem! O mall! O psherëtimë ! O vajë ! -O lot i zi ! O shpirt i përvëluar që qan nër syt’ e mi! Mirtush Kukeli. Poemë e Shëndaumit!

 E njoma pendë në vrer.T’ju shruaj këtë kartë. Ah, këtë kartë. Sa tmerr, o Zot, sa tmerr, ta njomësh pendën në vrer. Kaq tmerr të zi e lemeri, sa panë sytë e mi! S’ka parë asnjeri… ! Miku im S.Mborja i apasionuar për ta , më recitoi pjesë nga  vjersha “Zog i Qiejve” të Lasgush Poradecit . “ Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak…
Do t’ i-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak.
Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri
.

Mitrush Kuteli mbahet si bashkëthemelues i prozës moderne shqiptare dhe ndër nismëtarët e kritikës letrare me rubrikën sistematike ‘Shënime letrare’. Madje është autori i parë shqiptar që botoi libra kritike. Pra, të tërheqin vlerat historike, patriotike, kulturore, turistike të tij. Po gjeografia? Klima e freskët 4-6 gr.c më e ulët se në Tiranë. Liqenit është më i thelli në Gadishullin Ballkanik me 289m. Lartësi 695 m, e sipërfaqe prej 349 km². Ai furnizohet nga burimet nëntoksore nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht, që për fat të keq më keq se vjet! Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetër në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milionë vjet. Liqeni u krijua nga një shembje tektonike. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit Çmimet: të arsyeshme. Me 2000 lek kaloje një drekë të zakonshme çift. Kafja dhe uji 100 lekë, por varfëria ndjehesh dhe tek pushuesit. Për 10 ditë me kursime shpenzova mbi 80.000 lekë baras katër pensione. Jo të gjithë e kanë mundësinë, mbase 65% e familjeve shqiptare për arsye ekonomike s’kanë mundësinë të bëjnë pushime. T’na rrojnë fëmijët se me çka na jep shteti mundësitë i kemi të kufizuar! Plazhet private ishin të rregullta, të pastra e sistemuara edhe pse jo të gjithë shezllonet  funksiononin nga mungesa e pushuesve. Ato publike për hibret, shif fotot. Të papastër edhe ashtu si i ka krijuar natyra me dhera barëra e gurë. Bashkia s’kishte marrë asnjë masë. Mbrëmja e bukur anës liqenit, por klima “tekanjoze”, ndryshonte ishin me orë. Tek hoteli ku pushoja më bëri përshtypje, se burrat ishin të plakur e të krrusur, disa me karroca, kurse gratë të shëndosha më tepër se burrat. U binda për atë që kam trajtuar më parë se:” Gratë ankohen, burrat vdesin“. Pronarët e shtëpive edhe pse çmimet ishin nga 2500-3000 ankoheshin se 30-40% e dhomave ishin bosh. Varfëria ndjehesh dhe tek pushuesit. Xhirua e kënaqëshme të shtunë dhe të dielë dhe më e pakët ditët e tjera. Pronarët ja hidhnin fajin kohës që s’po mbante, por dhe varfërisë. Lulishtet ishin kthyer në kafene dhe restorante, ku gumëzhinte muzika.

4-Një ditë në Shën –Naum. Ndryshimi shihesh që në kufi!. Pastërti, rregull, dhe shërbim të kulturuar. Vizituam manastirin që duhet të jetë ndërtuar në vitin 905 nga Shën -Naumi. Sipas traditës përcillet dhe e ka varrin në kishë. Shën- Naumi dhe Vermoshi janë emrat e dy territoreve, të cilat Ahmet Zogu ia dhuroi Jugosllavisë në vitin 1925 (dhuratë e cila u legalizua në vitin 1926) si shpërblim për ndihmën politike, financiare dhe ushtarake që atij i dha kryeministri serb Nikolla Pashiçi për të shtypur në dhjetor 1924 qeverinë revolucionare të Fan Nolit dhe për të rivendosur autoritetin e vet pushtetor në Shqipëri. Dimrin e vitit 1924/1925, Jugosllavia me gjithë vendimin e gjykatës, Shën-Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë. Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer Manastirin e Shën-Naumit në një vend tjetër, sepse Shën-Naumi është një shenjtë sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis Jugosllavisë e qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën-Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte Komisioni i Kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Ishin kohë shumë të vështira. Shën-Naumi mbeti jashtë kufijve. Edhe pse ishte disa km larg Pogradecit ndaheshin me tela me gjëmba. Kjo vazhdojë për shumë dekada. Shiheshin, por s’mund të flisnin. Mësonin nga të tjerët se s’i ishte njeri e s’i tjetri qytet. Por kohrat ndryshuan . Telat me gjemba u hoqën e tani të dy qytetet gëzohen për njeri -tjetrin. Shikojnë ndryshimet e gëzohen me vizitorët që janë të shumtë e që çdo ditë vizitojnë njeri-tjetrin me përshtypje të mira.

Pogradeci , qyteti i luleve .

 

 

 

 

 

 

 

Kaos ne Durres

 

Plazhi publik ne Pogradec!

 

 

 

 

Plazhi privat ne Pogradec.