Priten gjatë natës shtyllat e energjisë elektrike në Polis të Librazhdit

104
Sigal

Në një lagje me dhjetra familje në Njësinë Administrative Polis në Bashkinë e Librazhdit ende pa u përfunduar ndërtimi i një segmenti të një linje të shpërndarjes së energjisë elektrike, persona ende të paidentifikuar e kanë shkatërruar atë. Burime të besueshme bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Damjan të fshatit Polis gjatë kësaj jave.

Sipas banorëve, keqbërësit kanë sharruar dhe rrëzuar për tokë shumicën prej 17 shtyllave të linjës së re elektrike në ndërtim e sipër. Kjo ngjarje e paprecedentë i ka trishtuar së tepërmi familjet e kësaj lagjeje, që mezi po e prisnin finalizimin e këtij investimi mjaft të rëndësishëm për ta. Edhe një ditë punë kishte mbetur për përfundimin e linjës elektrike pasi ishte gati e gjithë baza materiale për montim. Por ndërsa ishim gati për punë , shumicën e shtyllave të linjës elektrike i gjetëm të sharruara dhe të rrëzuara në tokë.

Sipas banorëve të lagjes Damjan të Polisit ky investim po realizohej pas kërkesave të shumta drejtuar Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë.  Pasi u miratua projekti së fundi u mundësua ndërtimi i një gabine elektrike dhe i linjës për të zgjidhur kështu përfundimisht çështjen e tensionit elektrik, pasi deri tani familjet në Damjan të Polisit në Librazhd kishin vetëm ndriçim të zbehtë në banesa , ndërsa paisjet elektro shtëpiake nuk punonin për shkak të tensionit mjaft të ulët.

Policia dhe OSSHEE u njoftuan për ngjarjen, por autorët nuk janë zbuluar. ërfundimi i investimit në fjalē për momentin është  “peng” i ngjarjes.