Presidenti turk mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama në oborr

191
Sigal

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur rreth orës 14:20 në Kryeministri ku ka nisur një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Pas takimit, sipas axhendës, ku do të nënshkruhen disa marrëveshjeve, do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Axhenda e presidentit turk do të vijojë në orën 16:00 me ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.

Në orën 17:00 do të jetë përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa në orën 18:00 ai do të niset drejt aeroportit të Rinasit, duke përmbyllur kështu vizitën e tij në Tiranë.