Godet Nard Ndoka: Aty ku ishte Erdogan u zhvillua beteja e Skënderbeut, sot takon jeniçerin Rama

117
Sigal

Vizita e presidentit turk Erdogan në Shqipëri, pikërisht në ditën e përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka shkaktuar reagime kundër të shumë personave në rrjetet sociale, por edhe “rebelim” nga politikanët e opozitës.

Një ndër to është e kryedemokristiani Nard Ndoka, i cili ka zbuluar se në vendin ku ishte sot Erdogan është zhvilluar beteja e Skënderbeut.

” Lavdi Gjergj Gjon Kastrioti! Heroi ynë Kombëtar Atlet i Krishtërimit Europian! Mbas 554 vitesh, vjen për kafe provokimi “Sulltan” Erdogani, takohet me “Jeniçer” Ramën. Beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku sot vjen Erdogani! Aty mbetën mbi 30 mijë ushtarë turq ku u kap rob edhe tradhtari Hamza”, shkruan Ndoka në rrjetet sociale.