Presidenti Meta voton i pari nesër në orën 07:00. Thirrje qytetarëve: Marshoni të qetë drejt kutive të votimit

331
Sigal

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, në një postim në Facebook informon qytetarët, se kreu i shtetit do të votojë në orën 07:00 në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, në Tiranë.
“Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.
Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë. 🇦🇱”,- shkruan Blushi në një postim në Facebook.