Presidenti Meta takim me Lajçak: Vlerësuam rëndësinë e procesit të Berlinit! Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë – Serbi

194
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak në Prishtinë.

Meta shprehet se Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa thekson se në këtë takim vlerësuan rëndësinë e procesit të Berlinit.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shprehet Meta.