Vdekja në punë e dy elektriçistëve, ngjarja cilësohet aksidentale nga gjykata

219
Sigal

Ngjarja tragjike në Mallakastër, ku dy elektriçistë humbën jetën gjatë punës është cilësuar si ngjarje aksidentale.

Masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” u vendos nga gjykata për Andi Priftin, drejtorin pranë OST, dhe Eriseld Lalën, inxhinier pranë OST, të arrestuar për veprën penale “Shpërdorim detyre ” pasi urdhëruan bërjen e punimeve në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, ku humbën jetën dy elektriçistët, Gjergji Duka 50 vjeç nga Kuçova dhe Bashkim Saliaj 64 vjeç nga fshati Panahor i Mallakastrës.