U hodh bashkë me fëmijën/ “Ishte e divorcuar, kishte vetëm atë djalë”, gruaja rrëfen detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë: Vajza jetonte në Tiranë, ishte farmaciste

184
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 32-vjeçare u hodh nga pallati bashkë me djalin e saj 2 vjeç, dhe për pasojë humbën jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia.

Sipas një banore të pallatit ku ndodhi ngjarja, vajza, Pamela Mërtiri ishte e divorcuar dhe jetonte në Tiranë bashkë me djalin e saj, dhe punonte si farmaciste.

“Ajo jetonte në Tiranë. I ati dhe nëna ishte këtu. Ishte e martuar në Tiranë. Se kishim parë. Ishte e divorucar. Kishte vetëm këtë fëmijë. Ishte hera e parë që e pamë. Ajo ndoshta u hodh këtu për mos t’ju bërë barrë babait dhe u hodh këtu. Ajo ishte farmaciste në Tiranë, Atje punonte. Babain e ka mjek, është në pension tani. S’dimë asgjë. I njohim vetëm babain.”, tha gruaja