Presidenti Meta: S’ka dalë as maja e aisbergut e aferës së inceneratorëve, babëzi e shekullit! Kush mban përgjegjësi për këto skandale?!

142
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të forta sot, pas zbulimit të të tjera fakteve lidhur me aferën e inceneratorëve, të cilën e cilësoi si “babëzi e shekullit”, duke i bërë një thirrje, edhe Kuvendit të Shqipërisë:

“Nga lajmet e fundit që dolën edhe dje, – tha Presidenti, – kur përveç pensionistëve në azile, që figurojnë në mënyrë të paditur  me veprime që kapërcejnë mbi 30 milionë euro, çobanit që është në Greqi më rrogë 300 euro – që figuron gjithashtu me veprime të pakryera nga ai prej miliona eurosh këtu dhe së fundi, për fat të keq, për të kuptuar dramacitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie, që është babëzi e shekullit, dje u zbuluan faktet edhe për një qytetarë të ndjerë që është ndjerë nga kjo botë të aktin para pesë vitesh, por me emrin dhe e saj dhe me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione prej mbi 5 – 6 milionë eurosh.

Kjo është ulëritëse, është tronditëse!

Një vend, një shtet dhe një qeveri që deklaron që nuk kemi ç’t’i bëjmë ne zjarrit, se nuk kemi lekë për të blerë një avion apo një helikopterë, zjarrit që përfshin çdo verë pyjet më të bukura të Shqipërisë, që ka kërcënuar Llogaranë vit pas viti dhe që sivjet pushtoi edhe të vetmin ishull që kemi, ishullin e Sazanit – ndërkohë në sytë e opinionit publik shikojmë një situatë kaq të rëndë të korrupsionit, kaq flagrante, e cila është edhe më poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi, kur shohim në këtë kohë krizë se duhet rritur mbrojtja për ta, deri tek problemet e tjera që kanë të bëjnë me minimumin jetik, shikojmë se nuk mbahet përgjegjësi!

Çfarë është ky sistem bankar që pranon firma të njerëzve që nuk jetojnë, firma të njerëzve që janë nëpër azile?!

Çfarë është kjo Qëndra, QKB-ja, që pranon të bëjë veprime të tilla?!

Çfarë janë këta noterë, që bëjnë këto veprime?!

Ku është Krimi Ekonomik?!

Ku është institucioni i Pastrimit të Parave?!

Kush mban përgjegjësi për këto skandale, që jo vetëm nuk mbarojnë, por vetëm prodhohen?!

Si mund të vazhdojnë afera e inceneratorëve, që nga inceneratori i Tiranës e kudo tjetër, kur dihet që kur dihet që të gjitha këto para shkojnë për llogari të krimit dhe të askujt tjetër?! Dhe janë para të qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Është situatë tepër dramatike dhe ftoj edhe Kuvendin të merret më seriozisht me këtë çështje, se ende nuk ka filluar as maja e aisbergut në aferën e shekullit, që është e inceneratorëve, të evidentohet përveç shumë aferave të tjera që janë pa mbarim, siç është edhe rasti më i fundit, afera e Butrinti, sepse vetëm një aferë mund të bëjë një komision parlamentar, një qeveri, një Kuvend të shkelë qëllimisht Kushtetutën, të vërë dorë në trashëgiminë kulturore dhe të nxjerrë jashtë specialistët”.