Presidenti Meta pret të Dërguarin e Posaçëm të Boris Johnson: Diskutuam për rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në BE dhe stabilitetin e rajonit

250
Sigal

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë të Dërguarin e Posaçëm të Kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor.

Ky takim vjen dhe në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeta II.

Presidenti Meta theksoi se në takim u distukua dhe për “rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe peshën e këtij akti për popullin shqiptar dhe të ardhmen e vendit.

Forcimi i stabilitetit në rajonit tonë sidomos pas luftës në Ukrainë ishin në qendër të bisedës”.

Kënaqësi e veçantë të prisja në takim Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor, me të cilin festuam së bashku edhe 70-vjetorin e kurorëzimit të Madhërisë së saj Elizabeta II.

Diskutuam për rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe peshën e këtij akti për popullin shqiptar dhe të ardhmen e vendit.

Forcimi i stabilitetit në rajonin tonë sidomos pas luftës në Ukrainë ishin në qendër të bisedës.

E falenderova Gjeneralin Peach, për angazhimin e tij në rajonin tonë dhe i kërkova që vëmendja dhe nismat e Britanisë së Madhe për ruajtjen e stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe integrimin në rajonin tonë, të shtohen edhe më shumë në të ardhmen.