Speciale nga Agim Jazaj/ Si u krijua transporti automobilistik pas çlirimit, transportimi i mallrave dhe punonjësve të ndërmarrjeve, emrat e shoferëve, mjetet dhe targat

902
Sigal

Gjurmë pune dhe gjurmë jete Parku automobilistik i Vlorës në kujtesën njerëzore

Agim Jazaj

Transporti automobilistik, pas Çlirimit edhe në Vlorë pothuajse nuk egzistonte… `Në vitin 1947, u krijua drejtoria e Përgjithëshme e Transporteve, me titullar: Njazi Islami, me të drejtën e ngritjeve të disa parqeve Automobilistike në qytetet kryesore të vendit: Vlorë, Durrës, Korçë dhe Shkodër. Ky vit shënohet si viti i themelimit të parqeve automobilistike edhe i parkut të Vlorës. Drejtor i parë i Parkut Automobilistik të Vlorës, u caktua Thanas Gjika, e më pas vijnë me radhë: Pal Karçani, Vangjel Nini, Hito Minga, Petro Panajoti, Neki Osmëni, Stefan Bitri, Teki Muka, Llazar Ninia, Bexhet Ganaj, Vladimir Demiraj, Anesti Xhaxho, Vangjel Vëngu, Gëzim Alikaj, Petref Gjonaj etj. Në vitet 1980-1985 Parku Autombolistik i Vlorës mbërrijti në kulmimin e tij, me rritjen e numrit të mjeteve, si edhe ato të transportit të udhëtarëve. Puna e gjithësecilit, e sidomos e administratës, veçmas e drejtuesve në këtë sektor të udhëtarëve, ishte sa e lodhëshme, aq dhe e shlodhëshme, fisnike, sepse kishim të bënim me njerëzit, që komunikonim, na njihnin, na dhimbseshin… Përpiqeshim të zgjidhnim hallin e tyre, të shkonin në; Kuç, në Sevaster, Smokthinë, Qeparo, Karbunarë, Selenicë, Tepelenë, Sarandë, Fier, Gjirokastër me biletat e kufizuara, për raste dasmash e sidomos në raste morti, që ishin të befasishme!

Parku Automobilistik bënte pothuajse gjithë transportimin e punonjësve të ish ndërmarjeve shtetërore, industriale dhe bujqësore si: Sodë PVC, TEC ndërmarjes së Kripës, ndërmarjeve bujqësore që nga Fushë-Dukati, Novosela, Akërrni, Kota, Selenica, Llakatundi, Selenica, ndërmarjen e Naftës, të Bitumit

Selenicë, etj…Gjithshtu përballonte edhe shërbimin e varrimeve në raste morti, po edhe martesat, organizimin e marrjes së nuseve me taksitë e kufizuara në numër përballë kërkesave të shumta, por duke organizuar në këto raste edhe disa nga autoveturat e tjera, jashtë parkut të rakorduara me instituconet e ndërmarjet e tjera që kishin në iventarin e tyre autovetura, sigurisht të përdorua! Shpesh me kërkuesit e dasmave viheshim në “hallë”, sepse ata kishin prerë ditën e dasmës, “po orën e vendosim ne”- u thoshim kërkuesve, teksa bënin dhe prenotimin, regjistrimin në zyrën e viteve, te ish pallati i “Sharrës, përballë Sazanit, në qëndër të Vlorës. I zoti i dasmës edhe hapte sytë, gati i “revoltuar”!

“Ç’ne ju me orën e dasmës”?

Sepse të gjithë e kërkojnë shërbimin e taksisë zakonisht në orën o8. oo, të mëngjesit, por a ka mundësi që ky numërr taksish i kufizuar të kryej këtë shërbim në këtë orë?!

Dhe njerëzit bindeshin në caktimin e orës së dasmës prej nesh!…

Çdo mëngjes ishte një punë tepër e ngarkuar sa dhe kërkonte, për të pasur në vemëndje, përpara syve gjithë grafiqet dhe qëndrat e grumbullimit të punonjësve, sigurimin e mjetev për të qënë në secilën linjë, në orarët fikse, duke shkuar e kontrolluar me biçikletë në çdo stacion. Mëgjesi niste qysh në orën 05 oo, për punonjësit e këtij sektori e sidomos, Kryetari i Degës për shumë vite: Azem Meli, i cili ishte një kuadër drejtues sa dinamik dhe praktik, ku punët e shumta i përballonte me zotësinë e mirëkuptimin njerëzor me shoferët që i nisnin autobusët edhe me probleme teknike, por do të çonin në punë gjithë punonjësit dhe të ktheheshin, duke eleminuar defektet në ofiçinë! Ai na mësoi dhe frymëzoi edhe më me Martin e tij të drejtimit, në atë sektor shumë të vështirë të përballur me gjithë Vlorën dhe jo vetëm! “Duke qënë drejtues i punonjësve, por edhe shok të tyre”!

Autobusët me moshë të madhe, të dalë madje dhe në “pension”, në gjendjen e atyre viteve, përballonin transportin më të madh të kohës, madje ata dilnin edhe jashtë linjës urbane të Vlorës, duke shkuar me mbi 200 punonjës secili, deri në Vllahinë, Kotë, etj. Madje në Vllahinë autobusin firzamonikë- më thoshte edhe dje miku im: Bego Sinanaj e ktheja lartë, në Kocul, sepse nuk mund të kthehej në Vllahinë, ku çonte shpesh edhe punonjësit e sektorit të Naftës. Këta shofer të zot dhe njerëz të kullandrisur, të zgjedhur për shërbime publike si: Bego Sinanaj, Hysen Muhameti, Dhimitër Qose, Veis Sinaj, Hajri Saliu, Musa Çakërri, Vangjel Koka, Hodo Rucaj, Mantho Strakosha, Lolo Iliadhi, Skënder Hodaj, Kujtim Malaj, Stefan Leka, Esat Abazaj, Ymer Ymeraj, Hano Zagolli, Yzedin Ymeri, Avdul Binaj, Nexhip Çeçi, Spartak Mukaj, Qemal Arapi, Meleq Imeraj, Temo Çobaj, Enver Meçaj, Turhan Kokaj, Delo Kalemaj,

Zihni Mehmetaj: mirëkuptonin dhe sakrifikonin për të realizuar detyrën e ditës me serozitet e pjekuri, të njohur dhe të çmuar edhe në opinionin e qytetarisë vlonjate!

Parku Automoblistik shënonte në iventarin e vet, në pikun e kulmimit: 51 auobusa tek, 28 autobusfirzamonikë dhe 18 taksi, mban të shënuar fortë në kujtesë edhe ish brigadieri i ofiçinës; Qemal Gjata!

Pasi mbaronte “sulmi i parë” i mëngjesit, do të shkonim në “sulmimin e dytë”, në ofiçinë për t’u kujdesur, klasifikur dhe për të riparuar mjetet, që duhet të ishin në gatishmëri, në kthimin e gjithë punëtorëve mbasdite, në qytetin e Vlorës!

Autobusat tek “Karosa”, “Skoda”- përballonin një punë shumë të madhe sa dhe të përballur me hallet, dhimbjet dhe lotët e njerëzve që prisnin në xhade me orë të tëra, madje gdhinin edhe natën në rrugë, se mos shkonte ndonjë mjet me karroceri gjatë natës. Parku Automobolistik- Vlorë ishte ndër parqet, nacionale të rëndësishëm të vendit. Qëndra e tij ishte, po brënda në qytet, në veri të Vlorës. Përbërja e kësaj ndërmarjeje, pra degët: Dega e udhëtarëve, dhe sektori, Urban e Taksi, kulmuar në vitet

1980- 1985 deri në fundin e viteve 1990

Autovetura: Taksi targa shofer

1- Autveturë e drejtorit 52001 Ylli Balilaj

2- Karpat, shërbim shtypi 52002 Lolo Duni

3- Autoveturë taksi publike 52003 Fanol Gjoka

4- “ 52004 Vllasi Prifti

5- “ 52005 Spiro Gjikopulli

6- “ 52006 Enver Meçaj

7- “ 52007 Roland Opari

8- “ 52008 Sali Bedinaj

9- “ 52009 Sezai Bellaj

10 “ 52010 Delo Kalemaj

11- “ 52011 Petro Beja

12- “ 52012 Turhan Kokaj

13- “ 52013 Temo Çobaj

14- “ 52014 Durim Bellaj

15- “ 52015 Kujtim Hazizaj

16- “ 52017 Ismail Tushi

17- “ 52018 Lutfi Denaj

18- “ 52098 Zihni Mehmetaj

19- “ 52345 Llazar Gjini

Shërbimi i autobusëve tip Firzamonik të shërbimit urban:

1- Autobus tek Targa 52070: Sinan Jaçe, Spiro Çulla

2- Firzamonik 52071: Petro Dabo

3- “ 52072: Musa Çakerri,Vasil Mboqe

4- “ 52073: Hysen Muhameti, Kutbi Muho

5- “ 52074: Hodo Ruci

6- “ 52075: Veis Sinaj,Yzier Sadiku

7- “ 52076: Mustafa Allushaj

8- “ 52077: Mantho Strakosha

9- “ 52078: Myslym Pjero, Vasil Mboqe

10- 52079: Ahmet Shehaj

11- “ 52080: Edmond Çaraçani, Petrit Nurçe

12- “ 52081: Nexhip Çeçi, Andrea Konomi

13- “ 52082: Vasil Dallfa

14- “ 52083: Mihal Nako

15- “ 52084: Eqerem Pashaj

16- “ 52085: Zihni Koka, Muhamet Dule

17- “ 52086: Dhimitër Qosja, Nikolla Odisea

18- “ 52087: Vangjel Koka, Dhimitër Qose

19- “ 52088: Babaçe Hyskaj

20- “ 52089: Kujtim Malaj,Toli Gjini

21- “ 52090: Lolo Iliadhi

22- “ 52091: Dhamo Iliadhi

23- “ 52348: Bego Sinanaj, Haredin Ymeri

24- “ 52351: Stefan Leka, Esat Abazaj

25- “ 52352: Arqile Ilia, Farudin Memaj

26- “ 52356: Baçi Çeçi

27- “ 52359: Hajri Saliu

28- “ 52363: Skënder Hodaj, Dhimo Rondo

Në rrjedhën e viteve, në këtë sektor, dhe pas daljeve të drejtuesve të këtyre mjeteve në pension etj, kanë punuar edhe shoferë të tjerë, po në këtë kohë, me këto numër mjetesh, të këtij shërbimi, përfshihet ky kontigjent,…Dega e udhëtarëve, dega më e rëndësishme dhe prestigjoze përbëhej nga: Azem Meli, Veli Beqiraj, Hajri Zotaj, Nada Haxhimihali, Agim Jazaj, Vangjel Bica, Axhem Skënderaj, Liri Paraj. Do të vinin me pas Vilson Sinaj, Llambi Gjyrgjaj, etj… Gjurmët e punës lënë edhe gjurmë jete, në kujtesën njerëzore, përjetësisht…