Foto/ Kokainë me logo të “NBA”, çfarë u zbulua në banesën e shqiptarit që terrorizoi Selanikun, dyshime se i përkasin një karteli

157
Sigal

Policia greke ka arrestuar shqiptarin, që terrorizoi qytetarët në Selanik, duke qëlluar me armë zjarri, si dhe vëllanë e tij, 29 vjeç, që jetonte në banesë me të dhe që rezulton me precedentë në trafikun e drogës.

Gjatë kontrollit në banesë, policia iu ka gjetur dhe sekuestruar dy vëllezërve shqiptarë 23 kg 83 gram marijuanë, 1 kg 224 gram kokainë, 356 gram lëndë e bardhë, ndoshta përzierës, 16.195 euro, 2 peshore dhe pajisje elektronike.

Foto/ Kokainë me logo të “NBA”, çfarë u zbulua

Mediet greke kanë publikuar foto të drogës së gjetur në banesën e shqiptarëve, e cila mban të stampuar logon e NBA, që është basketbolli në Amerikë.

Kjo ka alarmuar policinë greke, pasi prej disa kohësh po sekuestron në të gjithë Greqinë pako kokaine me këtë stemë, çka ngre dyshime për një kartel, që shpërndan kokainë me stemën e NBA, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Më herët, policia greke ka arrestuar një anglez me 49 pako kokaine me këtë stemë, me peshë mbi 57 kg.

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj ngarkese kokaine, pasi me këtë stemë në mars 2022 u kap në Zakyntho 1.1 kg kokainë dhe u arrestua një shqiptar 38 vjeç. Po me këtë stemë në fillim prilli u kapën në Athinë mbi 10 kg kokainë dhe u arrestuan 3 shqiptarë dhe 1 grek. Policia greke mendon se kemi të bëjmë me të njëjtin kartel droge.