Presidenti Meta: Një gjykatë që shpall të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit është një gjykatë inegzistente

233
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta, në një intervistë për mediat ka deklaruar se pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka 6 anëtarë, kjo gjykatë do të quhet e plotë kur të ketë të gjithë anëtarët e saj sipas ligjit.

Presidenti foli dhe për vendimet e para që pritet të japë kjo gjykatë. Meta u shpreh se “një Gjykatë Kushtetuese që shpalle zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të ligjshme është një gjykatë inegzistente”.

Presidenti u shpreh se tentativat për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga pushteti vazhdojnë.  “Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese sepse mazhoranca bëri çdo gjë për ta kapur atë. Nuk e kapi deri tani për arsye të qëndresës së kreut të shtetit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të tentojë ta kontrollojë atë”,- deklaroi kreu i shtetit.