Presidenti Meta në Berat: Do t’i fitojmë të gjitha sfidat e vështira të këtij viti. Rrugë tjetër nuk ka!

320
Sigal

Presidenti Ilir Meta ishte sot në qytetin e Beratit, ku mori pjesë festën e shenjtë të Ditës së “Ujit të Bekuar”. Pas ceremonisë fetare të hedhjes së Kryqit në ujërat e lumit Osum, Presidenti vizitoi Shën Spiridhonit në këtë qytet.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta bashkë me urimin për besimtarët shprehet se është koha të lutemi për gjithë njerëzit e prekur nga pandemia. Duke e cilësuar vitin 2021, si vit të sfidave të vështira, Presidenti shprehet se të gjithë së bashku do t’i kalojnë ato me sukses, pasi rrugë tjetër nuk mund të ketë.

“Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar. Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19. Kjo Ditë e Shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit dhe që patjetër do t’i tejkalojmë me kurajë dhe do t’i fitojmë me sukses. Rrugë tjetër nuk mund të ketë!”,- deklaron kreu i shtetit në mesazhin e tij.