Presidenti Meta: Myftinia e Durrësit, hapi sot dyert për “Aleancën e Dhurimit të Gjakut”

276
Myftinia e Durrësit, hapi sot dyert për “Aleancën e Dhurimit të Gjakut”, duke ftuar besimtarët myslimanë dhe jo vetëm, të dhurojnë gjak për një grup, që ka nevojë jetike për të, fëmijët talasemikët dhe të sëmurët kronikë.
Thellësisht mirënjohës për këtë akt human, veçanërisht Myftiut Redin Quku dhe dhjetëra qytetarëve e të rinjve durrsakë, të cilët me vullnetarizëm ju bashkuan kësaj kauze fisnike.
Mbështetja dhe ndihma për më të pamundurin, më të dobëtin, më të pafuqishmin janë pjesë e filozofisë dhe e edukimit të të gjitha besimeve tona fetare.
Dhurimi i gjakut është një nga shembujt më të mirë, se si këto mësime, vihen konkretisht në zbatim në jetë, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë pandemie, që për shkak të masave kufizuese ka ndikuar në uljen drastike të numrit të dhuruesve. 🇦🇱
Sigal