Presidenti Meta: Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita sot në takim Ambasadoren e re të Republikës së Polonisë

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita sot në takim Ambasadoren e re të Republikës së Polonisë, Sh.S.Znj. Monika Zuchniak-Pazdan, së cilës i urova suksese për detyrën dhe e sigurova për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.
Vlerësova rritjen e interesit të turistëve polakë për të vizituar vendin tonë duke nënvizuar njëkohësisht dëshirën për ta kthyer turizmin shqiptar dhe Shqipërinë në destinacion jo vetëm turistik, por edhe mundësi investimi për sipërmarrësit polakë.
E falënderova për mbështetjen e Polonisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe për mbështetjen e Qeverisë së Polonisë për ndihmën e dhënë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19. 🇦🇱🤝🇵🇱
NOA