Presidenti Meta : Mbështes me të gjitha energjitë e mia Pavarësinë, Sovranitetin dhe Integritetin e Kosovës

244
Pas vizitës së Vjosa Osmanit në Tiranë, Presidenti Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook në lidhje me ritheksimin e mbështetjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Ja postimi i plotë :
Do vazhdoj të mbështes me të gjitha energjitë e mia Pavarësinë, Sovranitetin dhe Integritetin territorial të Republikës së Kosovës, i bindur në legjitimitetin e saj të plotë ndërkombëtar dhe në faktin se një Kosovë, sa më parë anëtare e OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, i shërben paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit.
Solidaritet të plotë me ish-drejtuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së, si dhe e vlerësoj gatishmërinë e plotë të tyre për t’u përballur me drejtësinë, në mënyrë për të konfirmuar edhe njëherë drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës përballë gjenocidit monstruoz serb në zemër të Europës.
I lumtur t’i ndaja sot këto qëndrime me Presidenten në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. 🇦🇱❤️🇽🇰
Sigal