Presidenti Meta: Major Klodian Tanushi, nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut, lartësoi Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura

199
Me anë të një ceremonie solemne, vlerësova sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ushtarakun tonë të paharruar, Dëshmorin, Major Klodian Tanushi, i cili nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut duke rënë heroikisht në krye të detyrës, në ruajtje të paqes dhe të sigurisë, për të na bërë të gjithëve krenarë.
Me aktin e Tij sublim, Major Tanushi lartësoi Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, si një anëtare e denjë e NATO-s, për t’u shndërruar, nëpërmjet profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë të dëshmuar, në një shembull të përhershëm frymëzimi për çdo shqiptar.
I përjetshëm dhe i ndritur qoftë gjithmonë kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushit. 🇦🇱
Sigal