Milionerët e banjove publike dhe gjobat ndaj fukarenjve poshtë Urës së Lanës

493
Ka bërë përshtypje nisma e re e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ndëshkuar këdo që ndot kryeqytetin dhe sidomos ata që kryejën nevojat personale. Disa vite më parë në disa pika të Tiranës egzistonin edhe disa banjo publike që u shërbenin fare mirë të ardhurve rishtas por edhe kryeqytetasve.Deri në fillim të këtij shekulli ky objekt, që sot është pikë karburanti në Tiranë, ka qenë tualet publik. Ai ndodhet në fillim të rrugës së Kavajës, në derë të ish Lidhjes së Shkrimtarëve, përballë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ku punoi deri para 2 muajsh kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës. 
Para se ta merrte për herë të parë Edi Rama bashkinë në kryeqytet, Tirana kishte disa tualete publike, si ai në rrugën të Kavajës, një tjetër tek Partizani i Panjohur, një aty ku është parkingu i Tajvanit sot etj. Tjetërsimi i këtij objekti dhe të të tjerave që i morën privatët u krye me lezet. Kalimi i këtyre objekteve u bën “në emër të artit”. Mbi tualetin e dikurshëm u ngrit kjo “kryevepër” moderniste, por që në vend të nevojave të qytetarëve ia doli të plotësojë nevojat e atyre që e ngritën dhe vazhdojnë ta shfrytëzojnë.

 
Gjatë viteve të para të qeverisjes së Tiranës nga Edi Rama banjot publike ekzistuese u tjetërsuan dhe më pas u zhdukën dhe ky shërbim iu mohua plotësisht qytetarëve. Metropoli mbi njëmilionësh, ku çdo ditë hyjnë e dalin bashkë me banorët e tij edhe ata që vijnë nga rrethet e tjera e madje edhe nga jashtë shtetit, nuk patën asnjë mundësi të kenë këtë shërbim – që për hir të së vërtetës ua kish siguruar komunizmi – përveçse të futeshin nëpër lokale apo ta bënin nën ura apo rrëzë pemëve. Pra nëse ka një gjobë që duhet vendosë Veliaj është ndaj atij që i privoi kryeqytetasit prej këtij shërbimi të domosdoshëm.
Sigal