Presidenti Meta: Lamtumirë në paqen e përjetshme motra jonë Zarife!

406
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nderim të  nëntetares Zarife Hasanaj, vrarë në krye të detyrës në Letoni.

“Me dhimbje të madhe, nderim e mirënjohje të thellë u përula me respekt para Dëshmores së Atdheut, patriotes shembullore, ushtarakes elitare e trimëreshë, Zarife Hasanaj. Në këtë ditë të vështirë për familjen Hasanaj, i gjendem pranë nënës Rivë, babait Muharrem, dy motrave e vëllait të Zarifes, duke u shprehur me pikëllim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur.  Rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO.I paharruar kujtimi i Dëshmores së Atdheut!”-shkruan Presidenti Meta në Facebook