Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Nuk kam bërë heroizma…

521
Sigal

Jeta ime nuk ka qenë fushë me lule,
por unë çdo ditë luftova ta bëja të tillë.
Mbusha gropa dhe shkula shkurre
mbi tokën time të dashur, ndën qiellin tim.

Vura një tullë mbi murin që ngritën të parët,
Hapa një dritare më shumë për mendimin e lirë
Zgjodha farën më të mirë dhe mbolla ugaret
që jeta e trashëgimtarëve të ishte më e mirë.

Mos vdeksha pa e plotësuar misionin tim fisnik
ndaj atdheut të dashur dhe popullit tim heroik.
(Nuk kam bërë heroizma,por detyrën si bir besnik)