Kënaqësi të prisja sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Mustafa Sentop.
Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri.
Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit. 

























