Sigal

Së bashku me kampionin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj përshkruam sot me ecje për rreth 2 orë në Bjeshkët e Rugovës, rrugën mahnitëse nga Boga në Shkrel e kthim në Bogë. Natyra fantastike e kësaj treve përrallore të legjendave, zanave, miteve e heronjve të kombit, na e lehtësoi sfidën e vështirë.