Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë presin vizitorët më të veçantë: Ndizet Pema e Vitit të Ri në Institucionin e Presidencës

89
Sigal

Atmosfera festive e fundvitit mblodhi të mërkurën qindra vogëlushë në Institucionin e Presidencës, të cilët u pritën nga Zonja e Parë Armanda Begaj dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj.

Mirëseardhjen në atmosferën e gëzueshme të krijuar në Presidencë për më të vegjlit e uroi Zonja e Parë e Shqipërisë. Ajo i uroi fëmijët me rastin e festave. “Të gëzojmë së bashku të ndezim së bashku dritat e pemës së Vitit të Ri, drita që do të na sjellin mbarësi”,- tha mes të tjerash Zonja e Parë e Shqipërisë Armdanda Begaj. Mes syve të buzëqeshur dhe plot ngazëllim në Presidencë u krijuan momente festive dhe gazmore si dhe u shpërndanë dhurata për më të vegjlit. Ceremonia u zhvillua në mbrëmjen e së mërkurës ku një moment i veçantë ishte edhe ai i ndezjes së dritave të Pemës së Vitit të Ri që u vendos në hyrje të institucionit. Dritat e ndezura reflektuan mijëra ngjyra festive, të cilat plotësuan gëzimin që sjellin festat e fundvitit ku në këtë superatmosferë Presidenti i Republikës së Shqipërisë ndau urimet me të ngrohta me vizitorët më të veçantë të Institucionit të Presidencës.