Presidenti i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar vizitoi Tiranën

515
Sigal

Gazeta Telegraf/


Në datën 7
tetor, Presidenti i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA),
Shinichi Kitaoka, vizitoi Tiranën, për herë të parë që nga koha që kjo agjenci
ka shtrirë prezencën e saj në Rajonin e Ballkanit, në vitin 2006. Qëllimi i
kësaj vizite ishte takimi me zyrtarë të nivelit të lartë të Qeverisë Shqiptare,
vizita në vendet ku zhvillohen Projektet e JICA
s,
si dhe shkëmbimi të pikëpamjeve të ndryshme lidhur me planet për zhvillim të
Shqipërisë. Në këtë vizitë, Kitaoka takoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, me të cilët ai diskutoi
lidhur me situatën aktuale në Rajon, si dhe projektet e JICA
s
në vazhdim dhe ato që planifikohen për të ardhmen. Pas takimeve me zyrtarët e
lartë të vendit, delegacioni vizitoi njësinë administrativë të Kasharit, ku po
zhvillohen punimet për zbatimin e Projektit të JICA, “Përmirësimi i sistemit të
Kanalizimeve të Tiranës së Madhe”, si dhe Spitalin Pediatrik të QSU “Nënë
Tereza”, në Tiranë, ku JICA ka zbatuar dy projekte të ndihmës “Grant”, për
përmirësimin e pajisjeve mjekësore të këtij spitali. Më tej vëmendja e Kitaokës
u përqendrua në takime me ekspertët japonezë të cilët japin asistencën teknike,
në Projekte të ndryshme që JICA zbaton në Republikën e Shqipërisë. Shinichi
Kitaoka mori postin e Presidentit të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim
Ndërkombëtar në Tetor të vitit 2015. Më parë ai ka qenë President i Universitetit
Ndërkombëtar të Japonisë. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë Profesor në
Universitetin e Tokios, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Japonisë si
dhe Zv. Përfaqësues i Përhershëm i Japonisë në Kombet e Bashkuara etj.
Specialiteti i tij është Politika dhe Diplomacia Moderne në Japoni. Ai mban
gradën Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tokios. Ka shkruar një numër
librash dhe artikujsh lidhur me politikën moderne të Japonisë. JICA është agjencia
e Qeverisë së Japonisë, përgjegjëse për zbatimin e ndihmës bilaterale, përmes
bashkëpunimit teknik, kredive të buta për zhvillim dhe ndihmës “Grant”.
Aktualisht, sektorët ku JICA është përqendruar në Shqipëri, përfshijnë
mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e industrive lokale, zhvillimin e sektorit
privat dhe promovimin e turizmit. Zyra për Ballkanin e JICA mbulon veprimtarinë
për 6 vende në zonën e Ballkanit, të cilat janë Shqipëria, Bosnje e
Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Ky vit shënon përvjetorin
e 10
të të hapjes së kësaj zyre.