Presidenti gjerman viziton Shqipërinë në dhjetor,ja sinjalet për bashkëpunim

100
Sigal

Presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor. Udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Programi i vizitës së Steinmeier përfshin takim me homologun shqiptar Bajram Begaj, takim me kryeministrin Edi Rama si dhe mbajtjen e një fjale në Kuvend. “Presidenti Federal Frank-Ëalter Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Programi i udhëtimit përfshin bisedime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama si dhe një fjalë në Kuvend. Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi Bashkëpunimin gjermano-shqiptar për Zhvillim”,- thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.