Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot buxhetin e vitit 2017

570
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar
buxhetin e vitit 2017

Në faqen zyrtare të presidentit është publikuar
dekreti ku thuhet se “Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit
për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 130/2016”

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten e 15
dhjetorit buxhetin vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në
votim.

“Dekret për shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit
për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe
4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 130/2016 “Për buxhetin e
vitit 2017”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të
ligjit nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”.