Presidenti Begaj takohet me Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës së Kazakistanit, z. Ashimbayev

90
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit, z. Maulen Ashimbayev.

Presidenti Begaj dhe z. Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Sipas Presidentit Begaj, ngritja e gamës së shkëmbimeve midis dy parlamenteve do të mundësonte të dy vendet të thellonin edhe më tej bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.