Presidenti Begaj pret sot në takim homogolen e Hungarisë. Në fokus procesi i integrimit dhe bashkëpunimi ekonomik

90
Sigal

Në kuadër të takimeve diplomatike me homologë të vendeve të ndryshme, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mirëpret sot në një vizitë shtetërore Presidenten e Hungarisë, Sh.S.Znj. Katalin Novak.

Siç bën me dije zyra e shtypit të Presidencës, në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Axhenda:

10:00 – 10:15 Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:30 – 12:00 Deklaratat respektive dhe konferencë e përbashkët për shtyp e dy Presidentëve.