Prej tre ditësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Vithkuq të Korçës

163
Sigal

Vazhdon të jenë prezente vatra e zjarrit në Vithkuq të Korçës. Për me tepër se 24 orë flakët kanë qenë intensive duke djegur pisha dhe shkurre.

Për shkak të situatës janë shtuar forcat për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ku në zonë përveç banorëve ka edhe punëtorë të shërbimeve të njësive administrative të Vithkuqit, Mollajt dhe Drenovës, ndërkohë që në terren ndodhen edhe 20 forca ushtrie.

Kujtojmë së zjarri në zonën e Vithkuqit ka qenë aktiv prej tre ditësh por vetëm gjatë 24 orëve të fundit flakët kanë qenë intensive.

Zjarri i cili ka përfshirë pisha e shkurre ka rënë në Majën e Jankës një zone tejet të vështirë për ndërhyrje të mjeteve në brendësi të saj.