Prej një jave në betejë me flakët, vijon operacioni nga ajri në Pishporo

38
Sigal

Ndërsa kanë kaluar tetë ditë, vijon riaktivizimi i zjarrit në masivin pyjor të Pishporos, në Darëzezë të Fierit.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse kanë qëndruar edhe gjatë natës në terren, ndërsa rreeth orës 01:00 të natës, një vatër zjarri e aktivizuar ka rrezikuar një banesë pasi flakët dolën jashtë kontrollit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Aktualisht vatrat e zjarrit janë me internsitet të ulët ndërsa avionët Canadair të dërguar nga shteti grek do të fillojnë ndërhyrjen nga ajri.

Në terren që në orët e para të mëngjesit po operojnë të gjitha forcat operacionale, shërbimet zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura, punonjës të AdZM, dhe forca mbështetëse të bashkisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme teksa ka zbritur në terren Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pohuar se ndërhyrja nga ajri dhe toka do të vazhdojë deri në fikjen e plotë të zjarrit.