Pranimet në Universitetin e Sporteve, vetëm pasi i jep 3000 euro në dorë sekserit!

695
Sigal

Sali Berisha ka postuar një denoncim që i është bërë
nga qytetari dixhital. Ai e shoqëron këtë denoncim me tekstin e mëposhtëm:
“Binomin famëzi Rama-Nikolla që shndërroi pranimet në universitet në një proces
fund e krye korruptiv. Pranimet në Universitetin e Sporteve bëhen vetëm pasi i
jep 3000 euro në dorë sekserit! – Vlerësimet e testeve fizike bëhen në salla të
mbyllura me dyer dhe dritare me grila! – Një konkurruese që kishte paguar gjobën,
komisioni, nga kënaqësia, i shkruan një rezultat botëror në kartonin e
rezultatit të tij?!

 

“Përshëndetje z. Berisha! Jeni ndër politikanët
e paktë që po demaskoni paudhësitë dhe poshtërsitë e këtij pushteti kriminel, këmbë
e kokë. Si shumë shqiptarë të tjerë dua të denoncoj korrupsionin e paskrupullt
që po bëhet në universitetet shqiptare. Flas për një rast që e kam përjetuar
vetë. Fëmija im konkuroi tek Univrrsiteti i Sporteve në Tiranë. Zhvilloi stërvitje
për një kohë të gjatë kundrejt pagës që iu dha instruktorit, (pedagog në UST).
Para se të fillonte konkurimi, mu paraqitën shumë sekserë, të cilët ishin
lidhur me dy dekanët e fakulteteve të UST, për të paguar 3 mijë euro për
fitimin e konkursit. Unë nuk pranova, pasi nuk kisha aq para dhe djali im
paraqitej shumë mirë si me mesatare dhe me normat në stërvitje. Nuk ke për të
fituar gjë me këto që pretendon, – më thanë sekserët. I pyeta se si do të
realizohej nëse unë jepja lekët? – Shumë thjeshtë, më thanë sekserët. – Edhe nëse
djali juaj e bën për 50 sekonda cirkuidin, në kartonin që ka konkurruesi dhe te
blloku do të vendoset një rezultat 37 ose 38 sekonda. Dhe vërtetë ashtu bëhej.
Vitin e kaluar, u lejuan prindërit, për të vëzhguar fëmijët, brenda sallës
zhvillohej konkurimi, ndërsa këtë vit, çdo gjë ishte hermetike. Prindërit nuk u
lejuan të futen brenda, por edhe dritaret ishin të bllokuara me perde. Ambienti
ruhej me policë. Komisioni shënonte pikët sipas listëpagesës së dërguar nga
sekserët.  Dua tju tregoj një rast që
ndodhi gjatë konkurimit: Një konkurues, i cili kishte paguar gjobën, doli nga
dera e palestrës, pasi kishte ‘konkuruar’ me kartonin e rezultatit në dorë, por
u prapsua menjëherë nga komisioni, pasi gabimisht i kishin shënuar në karton një
rezultat që thyente rekord botëror, 34 sekonda. Dhe më pas u shënua një
rezultat më të pranueshëm, për të fituar konkursin. Kjo që po ju shkruaj është
krejtësisht e vërtetë. Emri dua të mbetet anonim”.