Çorganizim i mirorganizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

609
Sigal

Skandali me pullat e certifikimit dhe organizimi i vonuar i konkurseve
të teksteve të reja


Skandali
me pullat e certifikimit dhe organizimi i vonuar i konkurseve të teksteve të
reja shkollore ka sjellë anomali dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor
2016-2017. Mos kuptimi i rolit të
pullës së certifikimit nga MAS solli çrregullime në shpërndarjen e teksteve
shkollore. Si lindi pulla fiskale (pulla e certifikimit) për tekstet shkollore!

Lexojmë:

Shkresë,
dërguar nga MASH shtëpive botuese fituese në konkursin e teksteve të reja
shkollore për vitin shkollor 2009-2010, datë 08.06.2009.

 

ÇERTIFIKATË LEJE TEKSTI

 

Teksti i
paraqitur nga shtëpia botuese_______________fiton CERTIFIKATËN E LEJES, duke
miratuar të futet në tregun e shitjes së teksteve shkollore me këto
karakteristika:

= Numri
i faqeve:___________________

=
Formati i prerë: ___________________

= Numri i
ngjyrave të bllokut të librit:_______________

= Numri
i ngjyrave të kopertinës:__________________

= Letra
e bllokut të librit:___________________

=
Kartonçina e kopertinës____________________

= lloji
i lidhjes së bllokut me kapakun:_________________

= Çmimi
i shitjes:_____________________

Kjo
certifikatë është e vlefshme për aq kohë sa janë në fuqi të njëjtat  programe lëndore….

Në çdo
kopje të tekstit të certifikuar duhet të vendoset pulla e certifikimit që jepet
nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kopjet e tekstit që futen në tregun e
shitjes duhet të kenë pullën e certifikimit.

 

Kryetari
i KMT, Sekretari i përgjithshëm i MASH

 

Shkresa
është shumë e qartë: Vendoset pulla pas certifikimit të tekstit nga MASH.

 

A e ka
lexuar këtë shkresë zonja Lindita Nikolla?

 

Vitin e
kaluar MAS ndryshoi miratimin e teksteve shkollore. Përpara certifikimit librat
duhet të kalonin një provë. Pse nuk u udhëzuan shtëpitë botuese që për tekstet
e reja të mos vendosej pulla e certifikimit para certifikimit të tekstit nga MAS?

A përbën
shkelje ligjore dhe hetim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Përgjegjësia është
gjithmonë anonim në MAS. Penalizohen vetëm nxënësit dhe prindërit!

Organizimi i vonuar i konkurseve është problemi i
dytë për vonesën në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Lexojmë:

URDHËR
NR. 115. DATË 16. 03. 2016 me nr. 2504 prot, për shpalljen e konkursit të
teksteve shkollore të reja për klasën e 10 dhe disa teksteve të klasës 11, viti
shkollor 2016-2017, urdhëroj:

 1. Shpalljen
e Konkursit për tekste shkollore të reja, të klasës së dhjetë të arsimit të
mesëm të lartë, për vitin shkollor 2016-2017, si më poshtë:

 1.1 Gjuha shqipe 10.

 1.2 Letërsi 10

 1.3 Gjuha angleze e parë 10

Etj.

2.
Tekstet shkollore, të cilat do të jenë përkthim i teksteve shkollore të shtëpive
botuese “Oxford University Press”, “Pearson” dhe “Cambridge”, të paraqiten të
integruara për të dy vitet e shkollimit, klasa e 10 dhe klasa 11, në një bllok,
lidhur brenda një kopertine, për titujt/lëndët si më poshtë:

2. 1 Matematika
10 @ 11

2. 2 Fizika
10@ 11

2. 3 Kimia
10@11

2. 4 Biologjia
10@11

3. Datat e aktiviteteve për konkursin e teksteve
shkollore të reja janë:

 3.1 Shpallja e konkursit: 16 mars 2016.

3.2
Dorëzimi i teksteve shkollore për vlerësim: 27,28 qershor 2016.

3.3 Shpallja e fituesve 8 korrik 2016.

3.4 Përzgjedhja e teksteve dhe porosia 25
–31gusht 2016.

3.5 Shpërndarja dhe shitja e teksteve 12-17
shtator.

Datat e fillimit të shpërndarjes dhe shitjes së
teksteve fillon me ditën e parë të shkollës.

Ka dy
vjet që IZHA ka përgatitur programet e reja mësimore për klasën e 10.

 

Pse kjo
vonesë në shpalljen e datës së konkursit?

 

* Kush e
pengon këtë ministri që të shpallë konkurset për ciklin 9-vjeçar  më shpejt se data 27 prill ? (datë e caktuar
për tekstet shkollore klasa 2,7 për vitin shkollor 2016-2017)

* Kush e
pengon këtë ministri që të shpallë konkurset për tekstet shkollore klasa 10 më
parë se data 16 mars e zhvilluar për vitin shkollor 2016-2017?

Me sa
duket pazaret me disa shtëpi botuese përcaktojnë datën kur ato kanë përgatitur
të gjitha tekstet që janë  për konkurrim!

Çdo
urdhër i MAS bëhet i vonuar dhe pa kriter.

Përmendim
ecejaket e mësuesve në përzgjedhjen e teksteve shkollore.

Urdhri i parë: 

muaji prill mësuesit e çdo shkolle të bëjnë përzgjedhjen e teksteve shkollore

ekzistuese.

Urdhri i dytë: 

muaji qershor të bëhet përzgjedhja e teksteve për klasën e 2-7.

Urdhri i tretë: 
do
të dërgojmë katalogun për përzgjedhjen e teksteve shkollore klasa 1- 6 mbas
licencimit nga MAS. Katalogu nuk u dërgua as në shtëpitë botuese, as në
shkolla. Pas një pritje të gjatë filluan me iniciativë kërkesat pranë shtëpive
botuese.

Urdhri i katërt: Më 25 gusht  të bëhet përzgjedhja e teksteve për klasën e
10, dhe për disa lëndë edhe për klasën e 11. Mësuesit lanë pushimet dhe u
paraqitën në shkollë. Për mungesë të teksteve, u shty përzgjedhja më datë 31
gusht.

Kur do
të shtypen dhe shpërndahen tekstet e klasës së 10 dhe 11?

Vlerësimin
për këtë parregullsi jepe ti lexues.