Praktika profesionale, Klosi: 1900 studentë pranohen në administratë

486
TIRANE – Ministri i ri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë u ka bërë sot thirrje të gjithë studentëve që të aplikojnë për praktikat profesionale në Administratë Shtetërore.
Në një takim të organizuar me pedagogë e studentë Ministri Blendi Klosi tha se pas intershipit do të ketë mundësi të shumta punësimi për studentët që do të vlerësohen maksimalisht.
“Sot ne jemi të gatshëm të presim 1900 fitues për të qëne pjesë e administratës publike, për të qenë pjesë e administratës publike për një periudhë 3- mujore pra Korrik, Gusht, Shtator. Në këto tre muaj do të jeni pranë administratës publike,” – tha Klosi.
Duke theksuar se kjo ishte një nismë e kryeministrit Rama, Klosi tha se periudha e praktikës profesionale do të zgjasë tre muaj dhe do të përdoret si eksperiencë pune për punësimin në shtet dhe përfitimin e statusit të nënpunësit cvil.
“Shërbimi civil sic ju thashë, ju mbron shumë në karrierën tuaj në administratën publike. Të aplikosh për statusin në nënpunsin civil duhet të kesh 1 vit punë dhe ajo që po bëjmë nën kujdesin e kryeministrit me vendim të Këshillit të Ministrave është që edhe kjo periudha tre mujore e qëndrimit pranë një zyre të shtetit shqiptar do t’ju njihet si eksperincë pune duke ju dhënë mundësinë të aplikoni tashmë më kollaj në ligjin e shërbimit civil,” – sqaroi Klosi.
Po ashtu Klosi u bëri apel pedagogëve të të gjitha universiteteve që të nxisin studentët e tyre që të aplikojnë. 
Sigal