PPP-të ‘rrjepin’ pacientët/ Qytetarët zvarriten shkallëve të spitaleve, duke u përpëlitur deri në 3 muaj për analizat dhe 1 eko

122
Sigal

Ndërkohë koncesionarit të Laboratorëve i dhurohen edhe 3 mld lekë me një të rënë lapsit nga qeveria, e cila jo vetëm nuk i kërkon llogari, por i shton fitimet pa kryer shërbime

PPP- gangrena e shëndetësisë

Qeveria mbush xhepat e koncesionarit me 3 mld lekë, qytetarët zvarriten shkallëve të spitaleve për analiza

Fiton para koncensionari, ama spitalet i përcjellin hallexhinjtë që kanë nevojë për analiza specifike përpara ndërhyrjeve të vështira kirurgjikale ose me sëmundje të rënda.

Mund të provohet lehtësisht nga kushdo se, pas dhënies me koncension të laboratorëve shumë lloje ekzaminimesh laboratorike, kryesisht ato që kushtojnë shtrenjtë, nuk bëhen më në laboratorët e spitaleve. Këtu përfshihen ekzaminime për disa lloje tumoresh, sëmundje të gjendrës tiroide, të funksionimit të veshkave, të mëlçisë etj. Pra ndodhi ajo që specialistët paralajmëruan ditën kur koncensioni hyri në fuqi.

Përveç kësaj, në spitalet rajonale dhe bashkiake, rastet e urgjencës, por edhe të sëmurë specifik, bëjnë vetëm ekzaminimet laboratorike bazë, analiza gjaku dhe urine. Për çdo lloj ekzaminimi tjetër, rastet nisen me urgjencë në QSUT në Tiranë. Mendoni rastet e aksidenteve të ndryshme, sëmundjeve terminale etj. Në spitalet e vendin nuk bëhet më asnjë lloj ekzaminimi, ndërsa në QSUT të përcjellin me përgjigjen “për momentin nuk e bëjmë”.

Qartazi, kompania që përfitoi koncensionin ka hequr fare nga listat analizat, që i kushtojnë duke mbajtur vetëm ato baziket. Për aq kohë se kontrata (me sa kuptohet) nuk parashikon asnjë lloj penalizimi, edhe koncenisonari bën festë.

Shëndetësia është hambari i koncensioneve dhe pse ha një llokmë më shumë tortë koncensioni i laboratorëve.

Fiton para koncensionari, ama spitalet i përcjellin hallexhinjtë që kanë nevojë për analiza specifike përpara ndërhyrjeve të vështira kirurgjikale ose më sëmundje të rënda.

Ndërsa qeveria, jo vetëm që bën sehir, jo vetëm që nuk i kërkon llogari koncensionarit, por nga sot i rrit edhe arkëtimin. Nëse për këtë vit do t’i jepte 1.3 miliard lek, me një të rënë të lapsit, Edi Rama e ka shtuar tarafin dhe do të japë 1.6 milardë.

Madje me një vendim qeverie që u publikua së fundmi në Fletoren zyrtare, Qeveria rriti me 10% financimin për kontratën koncesionare të laboratorëve, e cila është në vitin e tretë të zbatimit. Sipas vendimit të qeverisë, që detajon shpenzimet për financimin e shërbimit spitalor përcaktohet se financimi për koncesionin e laboratorit, ndaj kompanisë “Laboratory Netëork” do të arrijë në mbi 1.6 miliardë lekë këtë vit nga 1.3 miliardë lekë që ishin projektuar në buxhetin fillestar të këtij viti. Vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro. Kostot më të mëdha i ka “Qendra Spitalore Nënë Tereza”. Nga buxheti vjetor i QSUT-së mbi 8 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 9% e totalit të financimit shkojnë për koncensionin e laboratorit. Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028 me një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH. Vlera vjetore e financimit është 1.3 miliardë lekë, por duket se gabimet në hartimin e kontratës do të vënë buxhetin e shtetit në vështirësi për financime shtesë. Këtë rrezik e lajmëroi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shteti gjetur problematika të shumta në kontratën që parashikon ofrimin e shërbimit laboratorik për një periudhë 10-vjeçare, me një kosto totale prej rreth 106 milionë euro.

KLSH konstatoi se vendosja e kufizimeve buxhetore në kuadër të vlerës totale mujore të lejuar për të shpenzuar dhe, duke pasur parasysh tarifat e ofrimit të shërbimit të ofruar, sjell riskun e mos-ofrimit të shërbimit apo tejkalimit të buxhetit në rast të nevojave emergjente. Norma fitimit për koncesionin e laboratorëve ishte 19 % më shumë se, dyfishi i normës së fitimit mesatare në tregun shqiptar. Nga aspekti i fitimeve, kontratat PPP janë bizneset më të suksesshme në vendin tonë. Por duke qenë se aktiviteti i tyre bazohet në fondet buxhetore, normat e larta të fitimit tregojnë se qeveria nuk është duke administruar me përgjegjësi taksat e shqiptarëve. Të ardhurat e kompanisë Laboratory Netëork vitin e kaluar ishin sa 12 për qind e fondeve që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të rimbursimit të medikamenteve.