Sigal

“Një popull si nënshtrohet një njeriu”, protesta e thirrur sot nga Lëvizja Vetëvendosje ka rreth një orë që ka filluar në Prishtinë.

Mijëra protestues me parulla të ndryshme në duar po protestojnë qetësisht në sheshin kryesor të Prishtinës.

Protesta filloi në ora 14:00.

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Punëtorët e minierës së Trepçës në Mitrovicë i janë bashkuar protestës së Lëvizjes Vetëvendosje sot, kundër idesë së korrigjimit të territorit me Serbinë.

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nora Fetoshi ka postuar një fotografi ku shihen punëtorët me flamuj të Trepçës dhe flamuj kombëtarë duke marshuar drejt Prishtinës.