Policia spanjolle i përgjigjet Ramës, ja si u këndon personave në karantinë poshtë pallatit

72

Edi Rama në një veprim skandaloz që fare mirë të cilësohet edhe si një indicie për incident diplomatik, publikoi sot në faqen e tij në facebook një video sipas së cilës ‘policia spanjolle shpërndan me dhunë ata që nuk i binden urdhërit të lëvizjes’.
Video e cila më u pas u denoncua nga PD se nuk i përkiste Spanjës, por Algjerisë ku qeveria shtypte protestat e opozitës dhe për të cilën Rama u detyrua të kërkoj falje.
Por një video e cila po bëhet virale në rrjetet sociale, tregon fytyrën e vërtetë të policisë spanjolle e cila respekton qytetarët e saj.
Eshtë një video ku një patrullë policie këndon poshtë një pallati për personat që ndodhen në karantinë.