Policia Rrugore e Tiranës plan masash për rritjen e sigurisë, 9 të arrestuar

458
Në vijim të planit të masave nga Policia Rrugore e Tiranës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në fundjave, janë arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme si dhe janë vendosur masa administrative. Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, gjatë fundjavës janë përqendruar në zona të ndryshme të kryeqytetit duke zhvilluar kontrolle me radar për matjen e shpejtësisë si dhe Drager për testet e alkoolit. Si rezultat i këtij plani masash janë arrestuar në flagrancë 8 persona për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit si dhe 1 për drejtim automjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu policia ka ndëshkuar me masa administrative nga Organi Administrativ Shtetëror (OASH) 40 drejtues mjetesh me masë administrative plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit si dhe 31 drejtues mjetesh me masë administrative plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
20 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 2 drejtues mjetesh me masë administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes.
Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se do vazhdojë të zbatojë me rigorozitet Kodin Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të Sigurisë Rrugore.
Sigal