Policia ‘rrethon’ Fierin, kontrolle për personat e shpallur në kërkim dhe…

439
Sigal

Vazhdojnë kontrollet e policisë së shtetit në Fier.

Postblloqet janë vendosur në hyrje të qytetit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës” dhe në dalje në aksin Fier-Vlorë.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë personat që rezultojnë të shpallur në kërkim për armë apo drogë.

Mësohet se kontrollet rutinë do të vijojnë edhe ditët e ardhshme.

Ndërkohë, policia e Shtetit i është rikthyer aksioneve blitz me në fokus personat me precedentë penale dhe automjetet luksoze me probleme në dokumentacion në të gjithë.

Blutë të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur postblloqe dhe ushtrojnë kontrolle në pika kyçe të lëvizjes.

Sipas Policisë, mjetet kontrollohen dhe për dokumentacionin dhe nëse drejtuesit e tyre qarkullojnë me armë me vete.

Operacionet nisën mbrëmjen e së premtes dhe vijuan edhe përgjatë të shtunës në Fier, Elbasan, Korçë, Sarandë e qytete të tjera.